NJOHTIM
Të ndëruar pacientë,
Ju njoftojmë se në spitalin kanë filluar të funksionojnë dy hyrje të veçanta: hyrja kryesore dhe hyrja e qendrës emergjente. Për orientim më të mirë, të dyja hyrjet janë të shënuara në mënyrë të përshtatshme me toteme të mëdha ndriçuese dhe përveç kësaj hyrja e qendrës emergjente dhe e gjithë rruga e lëvizjes së pacientëve që drejtohen në qendrën emergjente është shënuar me ngjyrë të kuqe.
Nëse vini në spital për ndonjë shërbim shëndetësor ose vizitë, ju lutemi ta përdorni hyrjen kryesore të spitalit. Përdorni hyrjen e qendrës emergjente vetëm në situata urgjente.
Përveç kësaj, për ta lehtësuar qasjen deri te spitali ynë kemi zgjeruar zonën e parkimit me mbi 100 vende të reja parkimi. Në të gjithë hapësirën e jashtme janë vendosur rampa, shenja dhe drejtime për një lëvizje të pandërprerë të makinave. Parkimi është falas për të gjithë përdoruesit e shërbimeve shëndetësore të spitalit.
Ju lutemi respektoni rregullat e reja, për të lënë hyrjen e qendrës emergjente vetëm për personat që kanë nevojë urgjente për një vizitë mjekësore.



