fbpx

Këngëtarja e madhe e njohur Nora Istrefi lindi vajzë në “Acibadem Sistina”

20.05.2015

Këngëtarja e madhe e njohur Nora Istrefi lindi vajzë në “Acibadem Sistina”

Këngëtarja pop dhe R’n’B e madhe, Nora Istrefi, më 15 maj e fitoi dhuratën më të bukur në “Acibadem Sistina”. Ekipi i udhëhequr nga dr. Zllatko Pallçevski me prerje cezariane e solli në jetë të voglën Rene. Istrefi vlen për një nga këngëtaret më të njohura në Kosovë dhe në Shqipëri. Karrierën muzikore e filloi në moshën 18 vjeçare. Deri tani ka publikuar një numër të albumeve dhe hit singleve. Popullaritet të veçantë Istrefi gëzon në rrjetet sociale dhe Youtube kanalin e saj, me miliona shikime të videove të saja.

Për “Acibadem Sistina” vendosi pasi që atë paraqet institucion shëndetësor, të cilit i beson dhe pikërisht prandaj ia besoi shëndetin dhe jetën e foshnjës së saj.

“E zgjodha Acibadem Sistina me rekomandim të disa mikeve të mia, të cilat kanë përvojë të shkëlqyeshme në spitalin tuaj. Me dr. Pallçevski njihemi që më herët, këtu vija në kontrollet e rregullta dhe vendosa që të lind këtu. Nuk them se në shtetin tim nuk ka mjek të mirë, por nuk ka spital aq të pajisur me kushte më moderne si në Acibadem Sistina. Për mua më e rëndësishme ishte shëndeti im dhe shëndeti i Rene. Ju keni kushte, pajisje dhe mjek, të cilët mund t’u përgjigjen të gjithave. Jam mjaft e kënaqur nga kushtet këtu, kjo nuk i ngjan spitalit por, hotelit komod, ku të ofrohen shërbimet më të mira shëndetësore”, thotë Istrefi.

Shtatzënia de mëmësia është roli më i bukur në jetë

“Jam mjaft e lumtur, kam ndjenja të fuqishme të përziera, të cilat nuk mund t’i sqaroj tani. Por, definitivisht kjo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë”, na rrëfen Nora për rolin e ri të nënës. Shtatzënia zhvillohet normalisht. Deri në muajin e gjashtë ka pasur shfaqje publike, ndërsa pastaj tërësisht i është përkushtuar shtatzënisë. “Mund të them se kam pasur shtatzëni të lehtë. Në fillim, në tre muajt e parë, kisha mundime në mëngjes, por pastaj çdo gjë ishte në rregull. Përpiqesha të ushqehem shëndetshëm, stërvitesha, pija shumë ujë dhe i dëgjoja rekomandimet e dr. Pallçevskit. Pasi që kam profesion publik vazhdova me punën time deri në muajin e 6-të të shtatzënisë.

E dëshiroja emrin më të bukur për vajzën time

Ishte shumë e vështirë ta bëj zgjedhjen për emrin, pasi që dëshiroja ta zgjedh emrin më të bukur për princeshën time dhe zgjidha shumë emra. Emri i parë që më pëlqeu më së shumti ishte Rene, pasi që është emër i veçantë në vendin tim dhe jashtë tij, ndërsa unë këtë edhe e dëshiroja. Gjithashtu interesante është se shkronja e parë e emrit të vajzës sime, është e njëjtë me emrin e bashkëshortit tim, Robertit.

Pushim në planin muzikor

Mëmësia kërkon përkushtim dhe kujdes. Më për këtë, Nora Istrefi paralajmëroi se pushimi në planin muzikor është krejt i pritur në muajt në vijim, derisa Rene nuk rritet. “Për kujdesin e Rene do të angazhohet e gjithë familja. Nëna ime, vjehrra ime, bashkëshorti. Jam e shqetësuar se po shkoj në shtëpi”, na deklaroi Istrefi duke u larguar nga spitali.

[widgetkit id=47]

*Nuk lejohet marrja e kësaj përmbajtjeje ose të pjesëve të saja, sa i përket tekstit, fotografisë dhe videos, pa leje nga “Acibadem Sistina”