fbpx

Jetoj në botën e fëmijëve

13.06.2017

Elizabeta Petrusheva,  apo shkurtimisht infermierja Beti, është mikesha më e mirë e fëmijeve në departamentin ku qëndrojnë fëmijët e sëmurë. Edhe pas 32 viteve punë me fëmijët, ajo ka të njejtën energji dhe të njejtin entuziazëm, si dhe një frymë fëmijërore gjatë  kujdesit  të saj të përditshëm ndaj këtyre pacientëve të vegjël. I njeh të gjitha këngët e fëmijëve, dhe me shumë kënaqesi i’ua këndon atyre. Ata  nuk mund ta fshehin buzëqeshjen e tyre fëmijërore dhe të sinqertë kur në derën e dhomës së spitalit shfaqet imazhi i saj.

“ Unë e njoh mjaft mirë botën e fëmijëve, dhe ndihem vërtetë mirë kur jetoj në atë  botë rozë. Gjithmonë kam dashur të punoj me fëmijë, ata janë një qënje e pastër dhe e pafajshme. Më pëlqen të jetoj në atë botë, dhe është bota e vetme të cilën e kuptoj. Bota e të rriturve është e ndërlikuar, ndërsa ajo e fëmijëve është aq e pastër dhe spontane” – shprehet infermierja Beti.

32 vite kushtuar kujdesit ndaj fëmijëve të sëmurë është një dëshmi se puna nuk është vetëm detyrim, por para së gjithash është një dashuri  dhe përkushtim i pakushtëzuar ndaj pacientëve të vegjël

Që në fillim mu ofrua mundësia për të punuar  në departamentin e kardiologjisë ose në departamentin e fëmijëve të sëmurë, por unë vendosa të punojë me fëmijët dhe sinqerisht nuk kam gabuar. 3 vitet e fundit punoj në departamentin e pediatrisë në “Acibadem Sistina” dhe jam tepër e lumtur që fëmijët këtu kanë vërtetë kushte të mrekullueshme, duke filluar që nga aredimi i dhomave, pajisjet, higjena dhe një ekip i lartë i trajnuar mirë i cili gjithmonë gjendet pranë tyre.

Shpesh i’u këndoni fëmijëve, cilat janë këngët që i duan më tepër fëmijët?

Zellkata ima koshuli trista (Lakra ka 300 këmisha), Nikolla, Nikolla… ka këngë të panumërta për fëmijë, dhe unë di vërtetë shumë prej tyre. Cdo ditë mësoj këngë të reja. Nëse e njeh botën e fëmijëve, atëherë duhet ti dish të gjitha gjërat të cilat i bëjnë ata të lumtur. Nëse ndonjë nga fëmijët dëshiron ndonjë këngë të cilën nuk e di, atëherë mundohem që ta mësojë atë ndërkohë që fëmija është në spital. Duhet ti ndjesh fëmijët, këtë gjë i’ua them edhe infermiereve te reja me të cilat punoj, duhet të dish se si të arrish deri tek fëmijët, të dish se cfarë duan, ti përkëdhelësh dhe t’iua plotësosh dëshirat.

Keni një kontakt të vecantë edhe me nënat, të cilat shpesh qëndrojnë me fëmijët

Nënat janë të shqetësuaqra për shkak të gjendjes së fëmijës. Nëse nuk kanë një pritje të mirë kjo i shqetëson akoma më tepër dhe i bën të ndihen të pasigurta. Duhet t’iu japësh mbështetje, në mënyrë që të kenë më tepër vetëbesim dhe besim tek vetë institucioni, unë si infermiere që do të punoj me fëmijën, duhet të përshtatem dhe ta informoj ngadalë për gjithcka që do të veprohet me fëmijën. Unë nënave i’u shpjegoj hap pas hapi gjithcka që do të bëj me fëmijën e tyre. Nëna është më e rëndësishme për fëmijën, nëse ajo është e qetë, do ti përcjellë qetësi edhe fëmijës, si dhe e kundërta, nëse nëna është e shqetësuar do ti përcjell shqetësim edhe fëmijës.

Sa e vështirë është që t’iu japësh terapi fëmijëve?

Jo gjithcka është rozë, por ne jemi të gatshme që të punojmë me pacientët më të rinj. Ata qajnë, janë të shqetësuar, të sëmurë, kanë temperature, etj. Prandaj them se pediatrija është një sektor i vecantë, dhe kujdesi ndaj fëmijëve kërkon vërtetë durim, kuptim dhe përshtatje. Jo vetëm që i’u këndoj fëmijëve, por kur shoh se ata janë vërtetë të shqetësuar, i marr pranë vetes, i shëtis që të njihen me ambientin, në mënyrë që të mos frikësohen dhe të ndihen të sigurtë. I’u jap lodra, vizatojmë, ngjyrosim. Thjeshtë ne bëhemi shokët më të mirë dhe ky është vërtetë një sukses. Kur fëmija të lejon të bëhesh pjesë e botës së tyre, atëherë është shumë më e lehtë që t’ia japësh terapinë, ti bësh inhalim, ti japësh infuzion me anë të venës.

Sa e përmbushur ndihesh nga puna në fund të ditës?

Tepër, prandaj dhe gjithë këto vite punoj me fëmijët. Nuk e kam aspak problem të punoj me ta. Pafajësia dhe buzëqeshja e tyre e bukur më japin forcë që cdo ditë të kujdesem për ta. Unë punoj me shumë dashuri, dhuroj shumë dashuri dhe marr shumë dashuri nga fëmijët, dhe jam e sigurtë se kjo dashuri është e ndërsjelltë.

Për koleget dhe punën në grup, Beti shprehet se ata janë një ekip i madh dhe profesionalë, dhe me një përvojë të madhe në punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Puna në kushte të larta profesionale, është një motiv për të gjithë së bashku që të japin maksimumin e tyre, sepse fëmijët meritojnë kujdesin më të mirë.