fbpx

Procedura e pestë IVF na solli gëzimin tonë më të madh

13.08.2019

Pas luftës katërvjeçare me 4 inseminime pa sukses, 2 histeroskopi dhe 4 përpjekje për IVF, suksesi i procedurës së pestë të IVF-it na solli gëzimin tonë, lumturinë, diellin tonë, na solli bijën tonë Mihaella e cila u lind më 12.06 dhe na ngroh zemrën falë mjekut Dr. Mitko Ivanovski. Kjo bukuri i ka fshirë të gjitha vuajtjet, dëshpërimet, lotët, dhimbjet gjatë rrugës së vështirë që kemi kaluar.

U luftuam 4 vite, në 3 klinika (dy ten ne dhe në një qendër të njohur për IVF në Pragë) që ishin me referencë të mirë për IVF të suksesshme, ndërsa për nuk patën sukses dhe ishin të dhimbshme. Pas çdo dështimi u pyeta veten pse neve na ndodh kjo. Para çdo cikli të ri kemi hyrë plotë me energji, mendime pozitive, vetëbesim, entuziazëm, dhe ishim të bindur se përpjekja e dhënë do të na sjellë sukses gjatë procesit të IVF. Me padurim i kam pritur ditët për të bërë B-HCG, por përsëri trishtim, dhimbje e madhe, dëshpërim dhe përsëri parashtrova pyetjen: Ku gaboj?

Vështirësi tjetër përveç dhimbjes më krijonte përdorimi i terapisë hormonale gjatë një cikli. Tani përsëri pyetem si e kam gjetur forcën për të kthyer jetës së përditshme dhe ta fsheh zbrazëtirën që e kam mbajtur thellë në vetë.

Kur kuptuam se përpjekjet për të mbetur shtatzëne në mënyrë natyrore janë pa sukses, kemi vendosur të kërkojmë ndihmë profesionale. U drejtuam në një klinikë të njohur me rekomandim për një mjek profesionist për problemin me sterilitet që do të na ndihmojë në realizimin e dëshirës sonë për të pasur një fëmijë. Pasuan disa ekzaminime që i kam bërë me shpesë se rezultatet e marra do të jenë në rregull duke pritur ditën për të bërë inseminimin e parë, të dytën, të tretën. Mjekja që ka udhëhequr procesin e inseminimeve nuk i ka kushtuar vëmendje septumit të madh që kam pasur dhe për këtë shkak inseminimet pësuan dështime.

Kemi ndryshuar klinikën, duke menduar se me IVF-in e parë do ta realizojmë dëshirën tonë për të pasur një fëmijë. Por nuk ishte ashtu. Pasuan dështimet në procedurat e IVF-it dhe me këtë u rrit dëshpërimi. I kemi pyetur mjekët që ne kanë udhëhequr para çdo përgatitje për IVF të ri çfarë kemi harruar, a kemi përjashtuar ndonjë ekzaminim. Përgjigja gjithmonë ishte negative. Të gjitha analizat dhe ekzaminimet i kamë bërë me iniciativën time, duke lexuar përvojat e çifteve që kanë kaluar historinë e njëjtë.

Pas marrjes së rezultatit negativ gjatë përpjekjes për IVF në Pragë, duke menduar shumë dhe pas konsultave kemi vendosur të caktojmë një termin për bisedë me Dr. Mitko Ivanovski nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Duke i parë sfidat që i kemi kaluar, Dr. Ivanovski ishte pozitiv, spontan, i qetë me qasje miqësore dhe profesionalizëm na ktheu shpresën se edhe ne do të bëhemi pjesë e rrëfimeve të tij të suksesshme të IVF.

Më 29.10.2018, pas 4 viteve luftë morëm rezultatin pozitiv në testin e shtatzënisë. Administratori në klinikën “Acibadem Sistina” na lë pa fjalë kur na tregoi rezultatin. Ishim të befasuar. Nuk kemi besuar. Nuk besova në saktësinë e testit dhe kërkova ta përsërisë testin. Pasi që kisha gjakderdhje në fillimin e shtatzënisë, përudhën e mbetur të shtatzënisë e kalova me frikë të mos i ndodhet diçka frytit, nuk isha e relaksuar, nuk isha e qetë, pas çdo kontrolli nuk u gëzova  isha pa buzëqeshje. Ndryshe, fryti ishte zhvilluar në mënyrë normale në çdo javë të gestacionit.

Mbështetja e mjekut gjatë shtatzënisë sime ishte shume e madhe. Gjithmonë ishte në dispozicion për të gjitha pyetjet dhe friket që mund t’i ketë një grua gjatje shtatzënisë. Gjatë ekzamimimeve mjeku u gëzua për zhvillimin e frytit dhe rrjedhën normale të shtatzënisë.

Në javën e 37-të shtatzënisë më 12.06 unë me bashkëshortin tim u bëmë prindër të një fëmije të shëndoshë. U lind Mihaella. Dr. Ivanovski me ekipin e tij kanë bërë që lindja e fëmijës sonë të kalojë në mënyrë të mirë dhe të na realizojë dëshirën duke përjetuar çastin më emocionues dhe më të bukur në jetët tona.

Nga përvoja jonë deri tani mund të them se Dr. Ivanovski nga Departamenti për riprodhim të asistuar në “Acibadem Sistina” ka ekipin më të mirë për IVF: embriologët, anesteziologët, personeli mjekësor. Energjia e tyre pozitive, raportin e ngushtë që zhvillojnë me pacient, përvoja e tyre më mundësoi shumë lehtë ta kalojë procedurën e IVF.

Këtë letër e shkruaj për ta ndarë rrëfimin tonë për rrugën e vështirë që kaluam gjatë këtyre 4 viteve për të pasur një fëmijë. Ajo që na motivonte të mos heqim dorë nga lufta e vështirë ishin historitë e suksesshme që i lexuam dhe dëgjuam dhe na kanë dhënë shpresë se një ditë edhe ne do ta shkruajmë rrëfimin e bukur me përfundim të lumtur.

Shihemi për fëmijën e dytë 🙂

MR.