fbpx

Ish futbollisti i Arsenalit Bunjaku ishte i operuar me sukses në “Acibadem Sistina”

27.08.2019

AcibademSistina Alban Bunjaku

 

Futbollisti i njohur kosovar që është “fëmija” e klubit britanik Arsnal shërohet pas ndërhyrjes së gjurit që në spitalin klinik “Acibadem Sistina” e ka kryer mjeku Borisllav Illiev. Reprezentuesi kosovar Alban Bunjaku është në gjendje të mirë, ndërsa për ta zgjidhur problemin me këmbën, rekomandim ka marrë nga mjekët e ekipit anglez Derby County për të cilin ai tani luan. Këtë rekomandim e kanë dhënë edhe mjekët kosovar, ndërsa pas ndërhyrjes Bunjaku do të kthehet aktiviteteve sportive.

Bunjaku  ka ardhur në “Acibadem Sistina” me rupturë të ligamentit të kryqëzuar të përparëm ndërsa ekipi i mjekëve nga Anglia kanë sugjeruar që ta kryejë këtë ndërhyrje. Kolegët e Kosovës i kanë propozuar atij që është më mirë ta sanojë lëndimin në Shkup në “Acibadem Sistina”.

„Më vjen mirë që zëri i mirë shpërndahet shpejtë. Është e rëndësishme që pacientëve t’u ofrojmë shërbim i mirë. Gjithsesi edhe rekomandimi është i rëndësishëm dhe sportistët i zgjedhin vetëm klinikat dhe mjekët me përvojë. Unë kam kryer më shumë se 2.000 ndërhyrje siç është kjo. Shpresoj se nuk do të ketë komplikime. Mbetet periudha për shërimin e tij dhe kontrolle të rregullta në spitalin tonë. Për gjashtë muaj përsëri do t’u kthehet aktiviteteve sportive”, thotë Dr. Iliev.

Bunjaku është reprezentuesi i Kosovës, ndërsa karrierën e ka filluar në Arsenal në vitin 2002 ku ka mbetur 10 vite dhe  ka kaluar shkollën e tyre. Pas katër viteve ka luajtur për Seviljën, ndërsa tani luan për Derby County. Bunjaku u ballafaqua me një sfidë të rëndë me ligamentet e këputura që ua japin stabilitetin e gjurit, Dr. Iliev thotë se pa operacioni karriera e tij do të përfundonte.

“Ndërhyrja e mirë nënkupton të merret material nga pacienti i njëjtë. Tetivat e tij të vendosen në vendin anatomik ku ligamenti qëndron normal bëhet fiksim i fortë”, thotë Dr. Iliev.