fbpx

HUMANITETI NË VEPRIM, EDHE NJË AKSION PËR DHURIM TË GJAKUT NË “ACIBADEM SISTINA”

21.08.2020

Për shkak të nevojave të rritura për gjak në këtë periudhë të pandemisë nga koronavirusi në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u organizua aksioni i gjashtë më radhë  për dhurimin e gjakut.

Gjatë aksionit u respektuian të gjitha masat dhe protokollet për siguri dhe mbrojtje complete nga virusi SARS-CoV-2.  Dhuruesit e gjakut ishin të ndarë në disa grupe me qëllim që të mbahet distance fizike dhe kanë mbajtur mbrojtje personale.

Në këtë aksion të dhurimit të gjakut u dhuruan 64 njësi të gjakut, ndërsa për shkak të interesit të madh nga ana e të punësuarve në “Acibadem Sistina”, Instituti i mjekësisë së transfuzionit në koordinim me organizatën komunale të Kryqit të Kuq- Karposh njoftoi edhe për një aksion tjetër që do të realizohet më 31 gusht.

Me aksionin e sotëm, për këtë vit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” deri më tani janë dhurtuar më shumë se 400 njësi të gjakut.