fbpx

Fillon testimi masiv në Kroaci- për 10 ditë do të dihet sa persona ishin të infektuar nga koronavirusi

14.05.2020

hrvatska masovno

Instituti i Shëndetit Publik i Kroacisë  (ISHPK) ka filluar testimin serologjik për të siguruar përgjigjen e shumëpritur për praninë e koronavirusit tek popullata dmth. sa është përqindja e qytetarëve të infektuar në Kroaci. Testimi serologjik përfshin 1100 mostra të gjakut nga qytetarët e mbledhur nga laboratorët spitalorë, qendrat shëndetësore dhe institucionet e shëndetit publik.

– Deri më tani, si pjesë e validacionit të testeve, përveç mostrave në serum nga pacientët me infeksion të konfirmuar nga Covid-19, kemi testuar edhe 120 persona të popullatës së përgjithshme dhe punonjës të shëndetit me testin ELISA. Duke bazuar në një numër kaq të vogël të të anketuarve, është shumë herët të flasim për praninë tek popullata.  Siç paralajmëroi drejtori i ISHPK, Dr. Krunosllav Çapak, këtë javë do të fillojë testimi i një numri të madh të të anketuarve me çka do të mundësohet një pasqyrë më të mirë për sëmundjen tek popullata – tha Dr. Tatjana Vilibiq-Çavlek, udhëheqëse e Departamentit të Serologjisë Virologjike në Institutitin e Shëndetit Publik të Kroacisë.

-Testi ELISA është metodë e diagnozës serologjike me të cilën vërtetohen klasa të caktuara të antitrupave, IgM, IgG dhe IgA në serumin e pacientit. Në varësi të antitrupave të konfirmuar, mund të tregojmë nëse bëhet fjalë për një infeksion akut ose për një infeksion të kohëve të fundit ose një kontakt të mëparshëm me virusin. Nëse një person ka antitrupa të SARS-CoV-2, kjo do të thotë se ata kanë fituar imunitet, por ne nuk informacione më tepër për kohëzgjatjen e imunitetit, sepse bëhet fjalë për një virus të ri dhe ka kaluar pak kohë për të folur për një imunitet afatgjatë – shtoi ai. Dr.Vilibiq-Çavlek.

Imunitet

Testet serologjike praktikohen në vendet e tjera të BE-së ndërsa rezultatet e Çekisë dhe Sllovenisë tregojnë se në këto vende midis 2 dhe 5 përqind nga popullata  është e infektuar me virusin. Nëse kjo ndodh në vendin tonë, sipas vlerësimeve do të nënkuptojë se maksimalisht 125.000 qytetarë kroatë janë të infektuar, gjë që nuk është e mjaftueshme për të arritur imunitetin kolektiv. Me qëllim që koronavirusi të ndalojë përhapjen mes popullsisë shkalla e infeksionit të tij duhet të jetë midis 60 dhe 70 përqind.

Testet serologjike mund të përcaktojnë antitrupat IgM, IgG dhe IgA që trupi ynë i zhvillon gjatë luftës kundër virusit. – Antitrupat IgM janë të parët që shfaqen si përgjigje ndaj një infeksioni virusal. Ne zakonisht mund t’i konfirmojmë ato në fund të javës së parë pas fillimit të sëmundjes. Prania e tyre në gjak është kalimtare, që do të thotë se ato mund të gjenden gjatë fazës akute të sëmundjes dhe një kohë më vonë, dhe pastaj të zhduken. Prandaj, gjetja e këtyre antitrupave tregon për infeksion akut ose infeksion të kohëve të fundit.

Antitrupat IgG shfaqen pas antitrupave IgM, arrijnë nivele të larta gjatë sëmundjes akute, dhe pas tejkalimit të sëmundjes nivelet e tyre bien në vlera më të ulëta dhe mbeten të pranishme për një kohë të gjatë dhe mbrojnë nga infektimi i serishëm. Testet serologjike gjithashtu mund të zbulojnë antitrupat IgA, të cilat tregojnë një incidencë të ngjashme si IgM, shpjegoi Dr. Irena Tabain, udhëheqëse e Departamentit për Diagnostikim të Drejtpërdrejtë virulogjike të ISHPK.

Rezultate të rreme pozitive

Nga disa politikanë në mbarë botën testimi serologjik është quajtur “ndërrimi i lojërave”, gjë që do të na ndihmojë të kthejmë jetët tona në funksionim normal duke zbuluar se kush është imun ndaj Covid-19. Dhjetëra kompani bioteknike dhe laboratorë kërkimorë nxituan të zhvillojnë testet, nëdersa qeveritë në tërë botën kanë blerë miliona komplete të tilla me shpresë për të marrë vendime për t’i rikthyer njerëzit në punë. Për shembull, në fund të marsit qeveria britanike porositi 3.5 milion teste serologjike nga disa kompani për më vonë të zbulojë se asnjë prej këtyre testeve nuk ishte mjaft i sigurt.

– Vlefshmëria e testit serologjik është aftësia e tij për t’i klasifikuar rezultatet në mënyrë të saktë si pozitive ose negative. Senzitiviteti dhe specifikimi janë masat për validacionit të testit. Senzitiviteti i testit paraqet një përqindje e rezultateve pozitive që i njeh saktësisht si pozitive, ndërsa specifikimi është përqindja e rezultateve negative që testi i njeh saktësisht si negative – shpjegoi Dr.Vilibiq-Çavlek. Ai thekson se rezultatet e testit gjithashtu mund të jenë të rreme pozitive, që do të thotë se personat që nuk kanë qenë në kontakt me virusin klasifikohen si pozitivë ose të rremë negative ose njerëzit që kanë qenë në kontakt me virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, klasifikohen në mënyrë të pasaktë si negative.

-Testi konsiderohet shumë i besueshëm kur përqindja e reagimeve të rreme është shumë e vogël. Për të marrë rezultate të sigurta, në diagnostikimin serologjik të infeksioneve virusale, duke përfshirë Covid-19, testimi fillestar kryhet me teste me senzitivitet të lartë për të shmangur rezultatet e rreme negative, më pas kryhet testimi serologjik për konfirmim me një test me specifikim të lartë për të shmangur rezultatet e rreme pozitive – shtoi Dr.Vilibiq-Cavlek.

Saktësi dhe siguri

Për shkak të rezultateve të mundshme të rreme pozitive dhe negative gjatë zbatimit të testeve të reja serologjike, është e nevojshme paraprakisht të bëhet një vlerësim , d.m.th. duke kontrolluar vlefshmërinë ose besueshmërinë e tyre. – Ne kemi konfirmuar teste të ndryshme të shpejta (imunokromatografike) dhe teste ELISA, në përzgjedhjen e udhëheqësit të Departamentit të Mikrobiologjisë, Dr. Blazhenka Hunjak. Testet ELISA treguan senzitivitet dhe specifikim më të madh në krahasim me testet e shpejta. Por edhe testet ELISA gjithashtu mund të tregojnë rezultate gabimisht pozitive, veçanërisht nëse ndojë person është i infektuar me koronaviruse të tjera, siç është ftohja e zakonshme. Sipas Qendrës evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, rezultatet reaktive të ELISA duhet të konfirmohen me teste më komplekse të kryera në kulturë qelizore, duke vërtetuar antitrupa që kanë potencial për të neutralizuar virusin.

Këto antitrupa janë shumë specifike për llojin e virusit dhe janë dëshmi të sigurta që personi ka qenë në kontakt me SASR-CoV-2, tha Dr. Tabain. Megjithatë, për kryerjen e këtyre testeve kërkohet niveli i lartë i bioproteksionit (BSL-3), sepse zakonisht kryhen vetëm në laboratorët referente. – IPSHK ka një laborator BSL-3 të vendosur në Departamentin për Diagnostikim të Tuberkulozit dhe në marrëveshje me uhdëheqesin e departamentit, Dr. Jijana Shmak, ne po punojmë në zbatimin e testeve serologjike të përmendura të konfirmuara, të cilat janë në fazat përfundimtare të përgatitjes – përfundoi Irena Tabain.

Asnjë vend nuk i teston të gjithë qytetarët, por vetëm mostrën e përzgjedhur

Shumë qytetarë në diskutimet nëpër rrjetet sociale gjatë ditëve të kaluara dyshuan nëse  testimi serologjik do t’i përfshijë të gjithë qytetarët e Republikës së Kroacisë dhe a mund ndonjë person të vijë dhe të kërkojë një test të tillë.

– Asnjë vend nuk ka mundësinë për të testuar tërë popullsinë, por përfshihet një mostër reprezentative të popullatës për të vlerësuar shkallën e infeksionit, që përfshin njerëz të grupmoshave të ndryshme të të dy gjinive. Për këtë hulumtim rekomandohet të përdoren protokolle të standardizuar, një prej tyre është protokoli i OBSH-së, i cili do të përdoret nga ISHPK. Përveç qëllimit të hulumtimit, në fazën fillestare do të kryhet diagnostikim serologjik nëse ekziston një indikacion i qartë – tha Tatjana Vilibiq-Çavlek.

 

извор – Jutarnilist