fbpx

TRE LLOJET E TESTEVE PËR COVID -19 NË “ACIBADEM SISTINA” , NJË PAKETË ME DY TESTE PËR 4.000 DENARË

19.05.2020

covid test lab paket

Në Maqedoni vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina” kryhen tre llojet e testeve për Covid-19.

Në laboratorin më bashkëkohor që punon sipas standardeve të njohura botërore me të gjitha protokollet e sigurisë, kryejmë testin molekular PCR që zbulon praninë e koronavirusit (Sars – CoV-2), testin e shpejtë molekular për praninë e virusit SarsCoV-2 me rezultat vetëm  për 60 minuta dhe Rapid testin –  test i shpejtë serologjik për praninë e antitrupave të virusit.

Për të përmbushur nevojat e pacientëve në këto kushte specifike dhe duke kontribuar në shëndetin publik, “Acibadem Sistina” gjithashtu ofron paketën në të cilin janë përfshirë të dy testet – testi molekular PCR për praninë e virusit dhe testi i shpejtë serologjik për detektimin  e antitrupave (IgM dhe IgG) me një çmim të vetëm dhe konkurrues nga 4,000 denarë.

Testimi i njëkohshëm është mënyra e vetme për të zbuluar statusin e vërtetë të çdo personi në mënyrë individuale – kontaktiin e mëparshëm me virusin ose praninë e mundshme për momentin. Në këtë mënyrë zbulohet numri i vërtetë i pacientëve të sëmurë nga koronavirusi (Sars-CoV-2).

Testi  i shpejtë molekular (PCR) jep rezultate për praninë e virusit vetëm për 60 minuta. Testimi kryhet me materialin e marrë me strisho dhe detekton praninë e koronavirusit (Sars – Cov-2). Testi kushton 6.000 denarë.

Testi molekular PCR kryhet me marrjen e strishos dhe pas përpunimit të materialit, jepet vërtetim nëse pacienti ka praninë e virusit apo nëse është pozitiv për Covid-19. Testi kushton 3.600 denarë.

Rapid Test është një test i shpejtë serologjik për detektimin e antitrupave IgM dhe IgG si rezultat i kontaktit të mëparshëm me koronavirusin (Sars-CoV-2). Testimi kryhet me marrjen e mostrës së gjakut. Testi kushton 1200 denarë.