fbpx

FC Shkupi i kërkoi falje publike “Acibadem Sisitina”

15.06.2020

Klubi i futbollit “Shkupi” në mënyrë  publike i kërkoi falje Spitalit klinik “Acibadem Sistina” siç thonë ata për gabimin e bërë dhe të publikuar në mediat. Nga klubi i futbollit potencojnë se në asnjë moment nuk kanë dashur që të njollosin apo të vlerësojmë punën e spitalit me të cilin para disa viteve klubi kishte një bashkëpunim të mirë.

Në vazhdim publikojmë faljen publike të FC “Shkupi” ndaj Spitalit klinik “Acibadem Sistina” që është publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

 

FC Shkupi i kërkon falje publike “Acibadem Sisitina”

Skuadra e FC Shkupi, si ekip me një histori të gjatë në vendin tonë, është një nga klubet më të organizuara, ndërsa viteve të fundit ka vazhduar puna në çdo sferë për të profesionalizuar edhe strukturat dhe funksionimin e saj.

Ditë më parë në media u plasua teksti ku ekipi ynë ka kundërshtuar që të bëjë testet për COVID-19 në spitalin “Acibadem Sistina”, të cilin ne si klub e vlerësojmë shumë në punën profesionale që bëjnë, me vet faktin se vite më parë ka qenë një nga spitalet me të cilat klubi ynë kishte bashkëpunim, ku të gjitha trajtimet e futbollistëve kryheshin në këtë spital.

Në rastin në fjalë në asnjë moment ne si klub nuk kemi dashur që të njollosim apo edhe të vlerësojmë punën e këtij spitali, por kemi potencuar se testimet në fjalë i kishim të caktuara në spitalin shtetëror.

Me këtë rast kërkojmë falje publike nga spitali “Acibadem Sistina”, për gabimin e përvjedhur në tekstin e botuar me 1 qershor të vitit 2020.