fbpx

ЕKZAMINIME FALAS EKOKARDIOGRAFIKE PËR FËMIJË NË “ACIBADEM SISTINA”

12.07.2024
k

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” më 11 dhe 12 korrik u kryen ekzaminime falas pediatrike. Gjatë këtyre dy ditëve mbi 20 fëmijë kanë pasur mundësi të marrin ekzaminime të detajueshme falas kardiolgjike dhe ekokardiografike nga mjekët në departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike, Dr. Jordanka Maxhoska dhe Dr. Vesna Trpkovska.

“Acibadem Sistina” mundëson kryerjen e procedurave diagnostikuese më moderne, me aparaturat e gjeneratës më të fundit në mënyrë që fëmijët të marrin kujdesin më të mirë, diagnostikim të shpejtë dhe trajtim efektiv.

k

Për shkak të interesimit të madh, ekzaminimet falas do të kryhen edhe më 16 dhe 17 korrik dhe janë planifikuar edhe për muajin gusht. Nisma është pjesë e vendosmërisë së spitalit për të qenë vazhdimisht një shtyllë për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pacientëve.

Të gjitha shërbimet e kardiokirurgjisë për fëmijët në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

k