fbpx

Dyzetë fëmijë u pajisën me diplomë për suksesin e tyre në not

12.07.2016

Dyzetë fëmijë u pajisën me diplomë për suksesin e tyre në not

Me ndarjen e diplomave përfundoi edhe mësimi i fundit i shkollës verore për not që u organizua nga spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe prof. Natasha Meshkovska. Duke filluar nga 20 qershori deri më 10 korrik, fëmijët kishin mundësinë për tu njohur dhe për të përvetësuar një varg teknikash të notit. Ata mësuan si ta kontrollojnë trupin në ujë, si të marrin frymë gjatë qëndrimit të tyre në ujë, por mbi të gjitha ata u shoqëruan, u miqësuan dhe i’u gëzuan ujit gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës.

Trajnerët e klubit të notit “Aqua pro” dhe prof. Natasha Meshkovska u përshëndetën me fëmijët dhe i’u ndanë atyre diplomat e merituara për përfundimin me sukses të kursit të notit. I inkurajuan ata që të vazhdojnë të merren me not, pasi sporti i notit është sporti të cilin duhet ta praktikojnë të gjithë fëmijët.

Shkolla verore pa pagesë përfshiu 10 orë noti në pishinën Karposh, në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”. Falë këtij organizimi të përbashkët, 40 fëmijë të moshës 6 -12 vjeçare, përveç faktit që mësuan të notojnë ata edhe u argëtuan së tepërmi. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e vegjël dhe prindërit e tyre për iniciativën që morën për t’i dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë të notojnë që në moshë të vogël.

[widgetkit id=66]