fbpx

Dy procedura intervente kardiologjike për herë të parë janë kryer në Spitalin Klinik „Acibadem Sistina“

14.08.2019

Dy intervenime specifike që ishin të kryera  për herë të parë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ishin pjesë nga punëtoria që u mbajt më 14 korrik këtë vit. Bëhet fjalë për punëtori për korrigjimin e defekteve të zemrës dhe korrigjimin e sëmundjeve strukturore të zemrës. Kardiologu Dr. Zharko Hristovski thotë se punëtoritë bëhen traditë në “Acibadem Sistina”, ndërsa ky vit janë të kryera, siç thotë, dy intervenime më specifike.

kardiologija intervencii

„Bëhet fjalë për probleme pak më të rralla të zemrës që kërkojnë një ekip me përvojë, janë shumë specifike duke pasur parasysh materialin e përdorur dhe kompleksitetin e ekipit që mbulon këtë lloj të intervenimit. Ishte e nevojshme një sallë stаndby kardiokirurgjike, ndërsa gjatë intervenimit u kyç edhe ekipi i kardiokirurgjisë. Ekipi i anesteziologjisë na ndihmonte ta mbajmë pacientin në gjendje të qetë. Gjatë intervenimit bashkëpunuam me një ekspert të lartë- një kardiolog intervent nga Çekia, si ndihmës dhe instruktor i ekipit tonë dhe mik i mirë i spitalit”, tha Dr. Hristovski.

Përndryshe, diagnozat e pacientëve janë specifike, ndërsa Dr. Hristovski shpjegon për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Në rastin e parë,  te pacienti që ka pasur dy operacione të zemrës ( një korrigjim, dhe pastaj ndërrim me valvulë mekanike të valvulës mitrale), u shfaq një derdhje e ashtuquajtur paravalvular leak ose pranë valvulës artificiale në disa „jets“ ishte paraqitur derdhje kthyese e gjakut në atriumin e majtë.

kardiologija intervencii

“Kjo është situata shumë interesante ku ka edhe nevojë për operacion të tretë ose kirurgji me rrezik të lartë në një periudhë relativisht të shkurtër. Opsioni për të kryer korrigjim me procedurë intervente dhe me mjete të posaçme të mbyllen defektet mes murit të zemrës dhe me këtë valvule artificiale ishte e mundshëm. Intervenimi është kryer me sukses me vendosjen e dy occluderave, që plotësisht e kanë sanuar gjendjen”, thotë Dr. Hristovski.

Në këtë rast për dallim të kirurgjisë klasike, pacientja nuk ka pasur nevojë për hospitalizim të afatgjatë, ka marrë anestezionin e shkurtër dhe  spitalin e ka lëshuar një ditë pas procedurës intervente.

“Mendoj se ardhmëria e patologjisë kardiovaskulare gjithnjë e më shumë lëvizet ndaj procedurave intervente ose intervenimeve hibride ku ekipi i kirurgëve dhe ekipi i kardiologëve me teknologji të avancuar që ofrohen janë paraqesin zgjedhja e vërtetë për një pjesë të mirë të pacientëve. Domethënë më pak do të ketë kirurgji klasike, ndërsa më shumë do të ketë procedura hibride, pra procedura të këtij lloji ose procedura më pak komplekse intervente”, tha Dr. Hristovski.

Shton se ka qenë impresionuar nga intervenimi tjetër, me të cilin është zgjidhur një defekt shumë të rrallë të zemrës prej lindjes, i ashtuquajtur Sindromi i Gerbodes. Bëhet fjalë për një pacient 26 vjeçar që ka qenë i mirë, ndërsa në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ishte i dërguar pas mbikëqyrjes së afatgjate. Ndryshe, bëhet fjalë për një lloj të rrallë të defektit të zemrës, ku ekziston komunikim mes ventrikulit të majtë dhe atriumit të djathtë.

Ekzaminimet shtesë kanë treguar se bëhet  fjalë për këtë sindrom, që mund të zgjidhet edhe me shmangjen e operacionit klasik. Edhe ky intervenim është i përfunduar më 14 korrik, ndërsa ndërhyrja ka zgjatur vetëm 40 minuta.

“Procedura që ka zgjatur rreth 40 minutash ishte kryer në një mënyrë shumë impesive edhe për një profesionist në kardiologjinë intervente. Procedurën përfunduam me vetëm një “occluder device” që plotësisht mbylli defektin. Më interesantë është që nga dita e nesërme, tensionet në ventrikulin e djathtë, që ishin të rritura për shkak të defektit, ishin të ulur në mënyrë drastike. Tani presim pacientin të vijë për kontroll mujor edhe pse ai ndihet në mënyrë të mirë. Ai do të formojë familje dhe mendoj se atij i kemi mundësuar një ardhmëri të ndritshme, nga aspekti shëndetësor, njëkohësisht duke shmangur qasjen klasike kirurgjike”, tha Dr. Hristovski.

Fondi i sigurimit shëndetësor – FSSH mbulon këtë lloj të procedurave për pacientët e vendit tonë.

Ndryshe, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka ekip, pajisje, dhe profesionalitet për t’i kryer këto intervenime që konsiderohen për ardhmëri në kardiologjinë.