fbpx

IVF- i pestë na ka sjellë gëzimin tonë më të madh

13.08.2019

Pas luftës katërvjeçare, 4 inseminacione pa sukses, 2 histeroskopi, dhe 4 përpjekje për IVF, IVF i pestë na kanë sjellë gëzimin tonë, lumturinë, diellin tonë, na ka sjellë bijën tonë Mihaela që na nxeh zemrën që nga 12 qershor falë Dr. Mitko Ivanovski. Kjo bukuri i ka fshirë të gjitha vuajtjet, dëshpërimet, lotët, dhimbjet që ishin të pranishme gjatë rrugës së vështirë që e kemi kaluar.

Jemi luftuar 4 vite, në 3 klinika (dy te ne dhe qendra e njohur për IVF në Pragë) që ishin me referencë të mirë për IVF të suksesshme, ndërsa për ne ishin pa sukses dhe të dhimbshme. Pas çdo pa sukses u pyeta veten pse kjo ndodhet pikërisht neve. Para çdo cikli të ri kemi hyrë plotë me energji, pozitivë, vetëbesim, entuziazëm, dhe të bindur se përpjekja e dhënë do të na sjellë sukses gjatë procesit të IVF. Me padurim i kam pritur ditët kur duhej të bëhet B-HCG, dhe pastaj prapë trishtim, dhimbje e madhe, dëshpërim dhe pyetjen që parashtrova vetes: Ku gaboj?

Vështirësi tjetër përveç dhimbjes më krijonte terapia hormonale që e kam marrë gjatë një cikli. Tani prapë pyetem si e kam gjetur forcën për të kthyer jetës së përditshme dhe ta fsheh zbrazëtirën që e kam mbajtur thellë në vetë.

Kur kuptuam se përpjekjet për të mbetur shtatzëne në mënyrë natyrore i kemi të pasuksesshme, kemi vendosur të kërkojmë ndihmë profesionale. U drejtuam në një klinikë të njohur me rekomandim për një mjek të suksesshëm për problemin me sterilitet që do të na ndihmojë në realizimin e dëshirës sonë për të pasur një fëmijë. Pasuan disa ekzaminime që unë i kam bërë, duke shpresuar se rezultatet e marra janë në rregull mezi pres që të vijë dita kur do të bëhet inseminimi i parë, i dytë i tretë. Mjekja që ka udhëhequr procesion e inseminimeve nuk ka përkushtuar vëmendje septumit të madh që kam pasur, për këtë shkak inseminacionet përfunduan me pa sukses.

Ndryshuam klinikën, duke menduar se me IVF të parë do ta realizojmë dëshirën tonë për të pasur një fëmijë. Por nuk ishte ashtu. Pasuan IVF të pasuksesshme, dhe me këtë dëshpërimi u rrit. I kemi pyetur mjekët që ne kanë udhëhequr para çdo përgatitje për IVF të ri, i ke mi pyetur në rast që të mos kemi harruar ndonjë ekzaminim. Përgjigja gjithmonë ishte negative. Të gjitha analiza dhe ekzaminime i bëra me iniciativën time, duke lexuar përvojat e çifteve që kanë kaluar historinë e njëjtë që ne e kaluam.

Pas rezultatit negativ gjatë përpjekjes për IVF në Pragë, pas mendimit të gjatë dhe konsultimeve kemi vendosur të caktojmë një bisedë me Dr. Mitko Ivanovski nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Duke i parë sfidat që kemi kaluar, Dr. Ivanovski ishte pozitiv, spontan, i qetë me qasje miqësore dhe profesionalitet na ka kthyer shpresën se edhe ne do të bëhemi pjesë nga rrëfimet e tij të suksesshme të IVF.

Edhe kjo ndodhi më 29.10.2018, pas 4 viteve luftë morëm rezultat pozitiv për shtatzëni. Administratori në klinikën “Acibadem Sistina” na ka lënë pa fjalë kur na tregoi rezultatin. Ishim të befasuar. Nuk kemi besuar. Shkova deri në të shkallë ta kontrollojë saktësinë e rezultati ashtu që kërkova ta përsërisë testin. Pasi që kisha gjakderdhje në fillim të shtatzënisë, përudhën e mbetur të shtatzënisë e kalova me frikë që do t’i ndodhet diçka frytit, nuk isha e relaksuar, nuk isha e qetë, nuk gëzova dhe pa buzëqeshje gjatë çdo skriningut. Ndryshe fryti zhvillonte në mënyrë normale në çdo javë të gestacionit.

Mbështetjen që kisha gjatë shtatzënisë nga ana e mjekut ishte e madhe. Gjithmonë në dispozicion për të gjitha pyetjet dhe frika që mund t’i ketë një grua gjatje shtatzënisë. Në çdo ekzaminim mjeku u gëzua për zhvillimin e frytit dhe rrjedhën normale të shtatzënisë.

Në javën e 37 të shtatzënisë, një ditë të ngrohtë me diel, më 12.06 me bashkëshortin tim u bëmë prindër një fëmije femër të shëndoshë. U lind Mihaela. Dr. Ivanovski me ekipin e tij kanë bërë që lindja e fëmijës sonë të kalojë në mënyrë të mirë dhe ta realizojë dëshirën ta përjetojmë çastin më emotiv dhe më të bukur në jetët tona.

Nga përvoja jonë deri tani lirisht mund të them se Dr. Ivanovski nga Departamenti për riprodhim të asistuar në “Acibadem Sistina” ka ekipin më të mirë për IVF: embriologët, anesteziologët, personeli mjekësor. Energjia e tyre pozitive, raportin e ngushtë që zhvillojnë me pacient, përvoja e tyre më mundësoi që lehtë ta kalojë procedurën e IVF.

Letrën e shkruaj për ta ndarë rrëfimin tonë, rrugën e vështirë që kaluam gjatë këtyre 4 viteve për të pasur një fëmijë. Ajo që na motivonte për të mos heqim dorë nga lufta e vështirë ishin historitë e suksesshme që i lexuam dhe dëgjuam që na kanë dhënë shpresë se një ditë  edhe ne do ta shkruajmë rrëfimin e bukur me përfundim të lumtur.

Shihemi për fëmijën e dytë 🙂

MR.