fbpx

Dr. Shk Maja Stojçevska – Çapova dhe Dr. Izabella Bozhinovska morën pjesë në takimin shkencor të Shoqatës evropiane për diagnostikim të gjinjve EUSOBI (EUROPEAN SOCIETY OF BREAST IMAGING) 2023

05.10.2023

Nga 28 deri në 30 shtator 2023 në Valencia, Spanjë u mbajt Takimi shkencor i Shoqatës evropiane për diagnostikim të gjinjve EUSOBI 2023. Takimi i sivjetshëm është organizuar në bashkëpunim me Shoqatës spanjolle për diagnostikim të gjinjve SEDIM, me pjesëmarrje aktive të profesionistëve nga e gjithë bota.

Përfaqësues nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në këtë takim shkencor ishin: Dr. Shk. Maja Stojçevska-Chapova, specialiste e radiodiagnostikës dhe mbajtëse e EDBI (European diploma of breast imaging 2013) dhe Dr. Izabela Bozhinovska, specialiste në radiologji.

Ky takim shkencor në Valencia ka përfshirë temat e fushës, zhvillimet e reja në diagnostikimin e gjirit, me një theks të madh në përditësimin e leksikonit BI-RADS, seancat për skrining, përcaktimi i stadiumit, lezionet B3, onkologjia e gjinjve, teknikat e avancuara imazherike për karakterizimin e lezioneve të gjirit, inteligjenca artificiale, sesioni MDT për raste të pazakonta dhe mundësi të lëshuara.