fbpx

Dr. Kornelija Trajkova mbajti ligjeratë edukative dhe profesionale në temë: “Probiotikët dhe mikrobiomi vagjinal”

21.01.2021

mld

Dr.Shk Kornelija Trajkova, gjinekologe në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” me ligjëratën e saj në temë “Roli i probiotikëve në mirëmbajtjen e mirkobiomit vagjinal” mori pjesë në ligjëratën edukative dhe profesionale “Efekti preventiv i marrjes dietetike të nutrienteve të ndryshme të zhvillimit të prekancerozave cervikale dhe kancerit dhe roli i probiotikëve në mirëmbajtjen e mikrobiomit vagjinal”.

Ligjërata edukative-profesionale ishte në organizim të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Shoqatës maqedonase për patologji cervikale dhe kolposkopi (SHMPCK) dhe Shoqatës së gjinekologëve privatë.

Mjekët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” vazhdimisht marrin pjesë në kongrese të ndryshme, simpoziume dhe ligjërata edukative duke dhënë kontributin e tyre përmes ndarjes së përvojës së pasur në kuadër të specialitetit të tyre. Në këtë drejtim Dr. Trajkova para disa muajve me fjalimin e saj mori pjesë në Kongresin e parë On-line SHMM në të cilin vuri theksin për trendet bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin në obstetrikë.