fbpx

Dr. Kardareli: Në të kaluarën u trajtuan vetëm fëmijët që kishin fat, por tani të gjithë fëmijët me probleme në zemër në Maqedoni marrin shansin e tyre

08.09.2020

Marcelo Kardareli është një nga mjekët që kanë ardhur në Maqedoni në vitin 2013 për t’i trajnuar kardiokirurgët- pediatër me ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë. Deri atëherë, të gjithë fëmijët me sëmundje të zemrës dërgoheshin për mjekim jashtë vendit – të gjithë fëmijë ose vetëm ata që kishin mundësi të paguanin, për fat të keq. Kardareli, i cili ka katër dekada përvojë në kardiokirurgji është pjesë e Inova Medikal Grupit Mjekësor dhe tani është përsëri këtu. Në një bisedë për Faktor, ai thotë se është mirë që gjërat në vend kanë filluar të ndryshojnë. Tani të gjitha ndërhyrjet tek fëmijët që në moshë të vogël mund të bëhen në Maqedoni ndërsa më të vegjlit marrin shans për jetë.

Kardareli: Kjo është vizita ime e 20-të e Maqedonisë që nga viti 2014, tani për ta festuar dhe ndarë hapjen e Departamentit të Kardiokirurgjisë Pediatrike në Spitalin Acibadem Sistina. Për mua personalisht është një ngjarje e veçantë. Që nga vizita ime e parë bashkëpunimi, mund të tregoj për zhvillimin e madh të aftësive profesionale dhe cilësisë së institucioneve në dispozicion të fëmijëve në Maqedoni të lindur me defekte kongjenitale në zemër.

AcibademSistina Dr Marselo Kardareli

Për çdo 1000 lindje të gjalla, tetë fëmijë lindin me ndonjë formë të defektit kongjenital në zemër. Rreth gjysma e atyre fëmijëve diagnostikohen me sëmundje të rëndë kongjenitale të zemrës, që do të thotë se nëse nuk marrin trajtim kirurgjikal brenda disa ditësh dhe nganjëherë për disa orë, ata nuk do të mbijetojnë deri në ditëlindjen e tyre të parë.

Deri në vitin 2013, kur organizata jonë (Aleanca Globale e Sëmundjeve të Zemrës “Vilijam Novik”) erdhi për herë të parë në Maqedoni nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte qendra për kardiokirurgji pediatrike në Maqedoni nëdersa fëmijët me më shumë fat dërgoheshin jashtë vendit për trajtim kirurgjikal. Fëmijët që nuk kishin fat nuk kanë arritur larg. Shpenzimet ekonomike, sociale dhe emocionale ishin të mëdha për familjet dhe shtetin.

Organizata jonë me vullnetare ka mbërritur si edhe në dhjetë vende të tjera me qëllim për të zhvilluar një ekip profesionistësh të cilët mund të mbahen veten dhe të ndalojnë daljen e pacientëve dhe burimeve ekonomike, në të njëjtën kohë duke ndjekur të gjitha aspektet e degës specialistike të Kardiokirurgjisë pediatrike në Maqedoni.

AcibademSistina Dr Marselo Kardareli

Çfarë potencial do të ketë ky departament? A do të bëhet një qendër referente në Ballkan, a do të marrin fëmijët kujdesin e duhur tani?

Karadareli: Qendra e re e kardiokirurgjisë pediatrike e “Acibadem Sistina” që do të përmirësojë trajtimin e fëmijëve të lindur me sëmundje të zemrës jo vetëm në Maqedoni, por gjithashtu në rajon. Rajoni i Ballkanit është me një popullsi prej gati 54 milion banorësh, por sipas të dhënave të disponueshme në Rrjetin e Kirurgjisë kardiotorakale (CTSNet.org) për momentin vetëm 83 mjekë kardiokirurgë për pacientë të rritur që kryejnë intervenime kardiokirurgjikale tek fëmijët janë angazhuar me honorar ndërsa i dedikohen kardiokirurgjisë për të rritur si specialiteti i tyre kryesor.

AcibademSistina Dr Marselo Kardareli

Me profesion jeni kardiokirurg pediatrik, përfshini problematikën që është një nga më problematike dhe një fushë që kërkon gatishmëri dhe ekspertizë.

Karadreli: Është për t’u çuditur, ka vetëm 4 kardiokirurgë në rajonin e Ballkanit që praktikojnë vetëm kardiokirurgji pediatrike dhe për fat të mirë në Maqedoni Dr. Chadikovski është njëri prej tyre. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Me mbi 150 defekte të lindura potenciale të ndryshme ose kombinimet e tyre dhe pothuajse 170 procedura të ndryshme kirurgjikale për të trajtuar këto diagnoza, mundësia për të qenë i aftë në çdo aspekt të sëmundjeve kongjenitale të zemrës është e kufizuar në ekipet që janë të ekspozuara në mënyrë intensive ndaj kompleksitetit të atyre diagnozave dhe trajtimeve gjatë kohës së trajnimit.Edhe ose disa kardiokirurgë për të rritur janë shumë kompetentë për t’u kujdesur për defektet më të thjeshta kongjenitale të zemrës, vetëm kardiokirurgët pediatrik të përkushtuar janë trajnuar posaçërisht për t’u përballuar me defektet më të ndërlikuara kongjenitale në zemër tek porsalindurit dhe tek foshnjat e vogël që kanë nevojë për operacion në zemër të hapur shumë herët në jetën e tyre dhe të arrijnë nivelet e ulëta të vdekshmërisë dhe ndërlikimeve që shihen në botën e sotme moderne. Duke pasur parasysh këto fakte dhe duke ditur cilësinë profesionale të anëtarëve të ekipit që trajnojmë, mund të vë në dukje se Qendra e Kardiokirurgjisë Pediatrike në “Acibadem Sistina” bëhet një qendër referente për të gjithë rajonin e Ballkanit.