fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ME TRAJTIM TË DËSHMUAR DHE MË BASHKËKOHOR TEK PACIENTËT ME COVID-19

09.09.2020

Spitali klinik “Acibadem Sistina” në dispozicion ka Qendrën për trajtimin e pacientëve me Covid-19 me teknologji dhe kuadro të plotë. Qendra është e izoluar dhe e ndarë tërësisht nga departamentet e tjera të spitalit dhe me hyrje të veçantë me qëllim për të siguruar mbrojtjen maksimale të pacientëve dhe personelin mjekësor. Pranimi i pacientëve zhvillohet sipas një protokolli të rreptë dhe pas konsultës me një mjekë infektolog. Caktimi i konsultës me mjekun infektolog kryhet përmes Qendrës së kontakteve të spitalit 02/20 99 500, ndërsa mjeku është i disponueshëm edhe përmes shërbimit për konsulta online.

AcibadeSistina web

Trajtimi i pacientëve në Qendrën për Covid zhvillohet sipas protokolleve të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë dhe sipas protokolleve të caktuara të grupaconit shëndetësor “Acibadem” dhe organizatës prestigjioze JCI. Në trajtimin e pacientëve me Covid-19 janë përfshirë infektologu eminent Dr. Patricija Kallamaras dhe Dr. Haralambos Sidiropulos. Në varësi të gjendjes shëndetësore dhe komplikimeve në kujdesin për pacientët me Covid në dispozicion është ekipi i tërë ekspertësh multidisiplinar i përbërë nga 260 mjekë specialistë dhe infermierë me përvojë.

Përveç trajtimit të pacientëve me Covid, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vendin tonë i cili i ofron të gjitha testet e disponueshme për detektimin e koronavirusit me rezultatet më të shpejta: testi PCR standard dhe PCR testi i shpejtë molekular, si dhe testet e shpejta serologjike për detektimin e antitrupave IgG dhe IgM. Spitali ofron mundësinë për testim të organizuar në territorin e Maqedonisë me një ekip mobil me kërkesë të institucioneve dhe organizatave.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është spitali parë në vend dhe rajon në të cilin mjekët duke zbatuar teknologjinë ECMO shpëtuan jetën e një pacienti 45 vjeçar me Covid- 19 i cili ishte në gjendje jashzakonisht të rëndë me covid-pneumoni të avancuar. Në trajtimin e pacientit u kyç ekipi multidisiplinar mjekësh nga spitali “Acibadem Sistina”- Dr. Mitko Karagjozov, shefi i kirurgjisë torakovaskulare, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, shefi i kardiokirurgjisë, kardiokirurgu Dr.Vlladimir Emanuiloviq Bellostocki, Dr. Dimçe Sllaveski, shef i anestezionit të kardiokirurgjisë me mjekim intensiv, kardioperfuzionstët Petar Trajkoski dhe Sasho Stoilov, Dr. Nikolla Shikov, shefi i kujdesit të përgjithshëm dhe mjekët infektologë Dr. Patricija Kallamaras dhe Dr. Harallambos Sidiropullos. Ky është edhe pacienti i parë në Maqedoni që është i shëruar nga Covid-19 me zbatimin e kësaj teknologjie. Tani e tutje, ky aparat do të përdoret edhe në trajtimin e pacientëve të tjerë me komplikime të rënda të shkaktuara nga infeksioni me koronavirusin.

AcibademSistina EKMO pacient