fbpx

DR. JASHAR DHE DR. KUBELLKA MORËN PJESË NË SIMPOZIUMIN “TRANSFORMING HEALTHCARE TOGETHER“ NË TIRANË

19.02.2020

patolozi kongres tirana

Specialistët në anatomi patologjike Dr. Xhengis Jashar dhe Dr. Katerina Kubellka – Sabit prezantuan Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në simpoziumin „Transforming healthcare together“ që më 24 dhe 25 janar u mbajt në Tiranë, Shqipëri në të cilin morën pjesë edhe ligjërues nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Kosova dhe Shqipëria. Roli i këtij simpoziumi ishte të përcaktohen dallimet dhe të zbatohen standardet në diagnostikimin dhe trajtimin e karcinomit të mushkërive me përdorimin e biomarkerëve në mjekësinë e personalizuar, thotë Dr. Jashar.

Këta biomarkerë në vendin tonë për herë të parë janë zbatuar në vitin 2016. Ndërsa Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i pari që merr pjesë në analizën e teknikave të këtilla. Në laboratorin e patologjisë në “Acibadem Sistina” u zbatuan standardet e para që më tej i kanë zbatuar edhe spitalet në tërë rajonin.

“Në këtë periudhë kohore i imponuam kriteret për diagnostikim preciz dhe efikas, ndërsa në simpoziumin Dr. Kubellka Sabit i prezantoi mënyrat e diagnostikimit, ndërsa unë i prezantova rezultatet e ekzaminimeve në këtë periudhë kohore. Me këtë edhe një herë konfirmuam cilësinë e shërbimeve shëndetësore në spitalin tonë, veçanërisht në fushën e diagnostikimit në patologjinë që është në kuadër të standardeve që kanë spitalet e njohura në botë”, tha Doc. Dr.Jashar.

Në simpoziumin morën pjesë onkologët, patologët dhe mjekët e fushës së menaxhmentit të shëndetësisë.