fbpx

DR. DUSHKO FIDANOVSKI MORI PJESË NË KONGRESIN ME RENOME BOTËRORE ЈOINT EUROPEAN NEONATAL SOCIETIES ВО РИМ

22.09.2023

Nga data 18 deri më 23 shtator në Romë u mbajt kongresi i V-të JENS (Joint European Neonatal Societies). Në këtë kongres marrin pjesë mbi 1500 pjesëmarrës nga Evropa, SHBA, Australia, Afrika dhe Azia. Rreth 270 prezantues të punimeve shkencore përmes ligjëratave plenare, tryezave të rrumbullakëta dhe prezantimeve poster i prezantuan njohuritë e tyre shkencore nga disa subspecialitete në fushën e neonatologjisë (kujdesi intensiv, reanimacioni, ushqimi, infeksionet tek foshnjat etj.)

“Në këtë kongres të rëndësishëm pata prezantimin e një rasti të rrallë të një foshnje me tumor në zgavrën e gojës, i njohur si tumor kongjenital granular qelizor – epulis, i cili u zbulua gjatë ekos në përudhën prenatale ishte specifik sepse shkaktonte probleme respiratore dhe gjatë ushqyerjes, kështu që duhet të trajtohej kirurgjikisht menjëherë pas lindjes. Trajtimi në spitalin tonë, në repartin KIN, u krye me sukses dhe kërkonte një qasje ekipore në kujdesin dhe diagnostikimin nga mjekët e specialiteteve të ndryshme (gjinekolog, neonatolog, kirurg maksilofacial, anesteziolog dhe patohistolog). Prezantimi im ishte pjesë e seancës së reanimacionit të të porsalindurit”, tha Dr. Fidanovski.