fbpx

Dr. Dimçev ligjëroi në punëtorinë për skrining në semestrin e pare të shtatzënësisë

23.05.2019

Dr. Pavle Dimçev, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, ka mbajtur ligjëratë në punëtorinë që u organizua nga Shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve të Maqedonisë. Punëtoria treditorë mbahet për herë të pare dhe është e planifikuar të bëhet traditë. Tema e ngjarjes së këtij viti ishte skriningu në semestrin e pare, d.m.th skriningu që kryhet në tre muajt e parë të shtatzënësisë. Dr. Dimçev  se bashku me disa mjekë të tjerë të sektorit privat dhe shtetëror mbajti ligjërata para 90 mjekëve dh obstetërve. Në kushte të sfidave të rritura në mjekësinë dhe risitë që i sjell zhvillimi I teknologjisë dhe hulumtimet, këto mbledhje janë shumë të rëndësishme për rritjen e efikasitetit të diagnostikimit dhe trajtimit e pacientëve.

Kjo është mundësi e mire për ndarjen e përvojave, sepse në të vërtet ka pasur prezantime interesante të mjekëve. Kanë kaluar më shumë se 90 mjekë dhe punëtoria ka dhënë rezultate të mira”, thotë Dr. Dimçev.

Gjatë punëtorisë u zbatuan disa ligjërata praktike ku mjekët kanë kryer ekzaminime rutine të pacientëve.