fbpx

Ekzaminime falas të nishaneve në muajin e melanomës

20.05.2019

Spitali klinik “Acibadem Sistina” me rastin e Muajit të karcinomit të lëkurës, melanoma, gjatë këtij vikendi ka kryer 100 ekzaminime falas të nishaneve për pacientët e tij. Ekzaminimet i ka kryer ekipi i dermatologëve me ndihmën e dermatoskopin më bashkëkohor Mole Max HD, me të cilin mundësohet skrining të saktë dhe diagnozë të hershme të karcinomit të lëkurës.

“Disa vite më radhë ne marrim pjesë në fushatën evromelanoma me ofrimin e ekzaminimeve falas për qytetarët gjatë një shtune në muajin maj. Rreth një qind njerëz çdo vit kanë mundësi që të ekzaminohen me teknikën më bashkëkohore të dermatoskopisë digjitale Mole max HD. Fushata, para se të gjithash është me karakter parandalues, por më i rëndësishëm është aspekti simbolik për alarmimin e rrezikshmërisë nga shfaqja e kancerit më të rrezikshëm të lëkurës- melanoma dhe për zbulimin e tij të hershëm dhe trajtim. Nëse zbulohet me kohë, shanset për të arritur rezultatin më të mirë në mjekim dhe mbijetim janë më të mëdha. Lidhur kësaj gjithmonë theksoj se bindjet e vjetra të popullit se nishanet nuk duhet të preken ose të operohen sepse mund të merret kancer, janë të gabueshme dhe të pasakta, kjo është e provuar në shkencën e mjekësisë. Problemi krijohet te personat që më vonë kanë vizituar mjekun për shkak të frikës, dhe në këto faza të sëmundjes asnjë operacion nuk mund të ndihmojë”, shpjegon Doc. Dr. Andrej Petrov, specialist i dermatovenerologjisë.

Me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ekzaminim të rregullt dhe të hershëm të nishaneve të dyshimta, kjo fushatë  pesë vite me radhë tradicionalisht shënohet në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.