fbpx

Doktorët e spitalit “Acibadem Sistina” më shpëtuan jetën

04.04.2017

Me hapa të mëdhenj dhe me një buzëqeshje vesh më vesh, 24 vjeçari Nikollçe Stojçeski, nga qyteti i Prilepit, nxitonte nëpër korridorin e spitalit drejt departamentit të neurologjisë. Me padurim priste që të surprizonte Dr. Millço Demirxhievin dhe Dr. Ljupço Stojkovskin. Mbërriti deri tek dera, e hapi atë, dhe me forcë dhe me krenari thirri: “Më shikoni, jam ngritur në këmbë, tani mund të ec vetë”

Pas 4-5 ditësh totalisht i paralizuar

Nikollçe erdhi në një kontroll të rradhës një muaj pasi u lëshua nga spitali, i cili kishte qëndruar për shkak të një forme të rëndë të poliradikuloneuritit (polyradiculoneuritis), një gjendje e cila e kishte lidhur në shtrat. Rruga e tij drejtë spitaleve nisi me disa simptoma të parëndësishme, të cilat kishin të bënin me virusin e barkut, deri në atë moment kur trupi i tij e humbi kontrollin dhe mbeti i palëvizshëm.

“Ndjeja një lodhje tepër të madhe në pjesën e krahëve dhe të këmbëve, nuk mund të lëvizja dhe nuk mund të ecja. Isha rrëzuar disa herë gjatë ditëve të fundit. Një ditë, duke u kthyer për në shtëpi, sapo dola nga makina, u rrëzova. U habita se si e kisha ngarë makinën. Ditën tjetër, gjendja u bë akoma më e rëndë – shpjegon Nikollçe, të cilin pas kësaj ngjarje, familja e tij e dërgoi atë në spital.

Duhet të jeni të përgatitur për më të keqen

Pesë ditë, në vend që ti jepej diagnoza dhe trajtimi i duhur, familja endeshe e pashpresë nëpër spitale, ndërkohë që gjendja shëndetësore e Nikollçes përkeqësohej me shpejtësi, derisa arriti të mos e ndjej trupin e tij, dhe u paraliza nga këmbët deri tek koka. Fillimisht humbi ndjesinë tek këmbët, çdo ditë dhe më tepër rritej humbja e ndjesisë së trupit, dhe mbërriti deri tek duart. Filloi ti ngurtësohej edhe nofulla dhe në këtë mënyrë nuk mund të ushqehej. Meqenëse situata po përkeqësohej çdo ditë, me kërkesën tonë erdhëm në Shkup. E gjithë kjo ndodhi brenda disa ditësh. Kur erdhëm këtu, ai e kishte humbur ndjeshmërinë në të gjithë trupin, ishim në panik. Në fund, na thanë se gjendja në të cilën ndodhet Nikollçe, mund të përfundonte shumë keq dhe se duhej të ishim të përgatitur për momentin më të keq. Si nënë, vetëm unë isha e vetëdijshme dhe gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte që ta sillnim në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon Cveta Stojçeska, ndërkohë që me buzëqeshje dhe me shumë dashuri e shikonte të birin Nikollçe. E përqafoi dhe me lot në sy tha: “Nuk dua as ta mendoj se çfarë do të kishte ndodhur sikur të mos vinim këtu”.

Diagnoza e vendosur pas 5 ditësh sorrollatje

Nikollçe u shtrua menjëherë në spitalin “Acibadem Sistina” me diagnozën poliradikuloneuritit në formë të rëndë të vendosur për herë të parë nga Dr. Millço Demirxhiev. Çdo moment ishte i rëndësishëm për të shpëtuar jetën e këtij djali të ri. “ një ditë më pas, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në mënyrë dramatike, sëmundja po përparonte dhe nga departamenti ku qëndronte Nikollçe, u dërgua në departamentin e kujdesit intenziv. I kishin vendosur tuba respirator për shkak se kishte një frymëmarrje tmerrësisht të dobët, tashmë ishte bërë krejtësisht i palëvizshëm duke i prekur edhe nervat e mimikës së fytyrës. 4-5 ditë ishte në kanulë pasi sëmundja nuk tërhiqej, iu vendos trakeostomi (tracheostomy) për të parandaluar rreziqet nga shfaqja e plagëve në fyt, të cilat mund të shërohen me shumë vështirësi – u shpreh Dr. Millço Demirxhiev.

Çdo dy ditë i bëhej pastrim i gjakut

Pas një jave të mundimshme, filluan shenjat e para minimale por të rëndësishme përsa i përket përmirësimit të gjendjes shëndetësore. Nikollçe filloi të lëvizë këmbët dhe supet. “ishin bërë 4-5 plazmafereza (plasmapheresis) pasi sëmundja ishte autoimune, gjaku nga antitrupat i pastrohej çdo 2-3 ditë. Ishin marrë të gjitha masat për parandalimin e infeksioneve respiratore. Që nga dita e parë i bëheshin masazhe në mënyrë që trupi i palëvizshëm të të fillonte të reagonte. Pasi trupi filloi të lëvizë, dy javë më vonë, e nxorrëm nga departamenti i kujdesit intenziv, dhe nga ky moment filluam me një trajtim fizikal intenziv – shpjegoi Dr. Millço Demirxhiev.

Pas një lufte e cila zgjati 34 ditë, më në fund u kthye në shtëpi

Pas 34 ditëve qëndrim në spital, Nikollçe u kthye në shtëpi. Me shumë këmbëngulje, pas dy javësh u ngrit përsëri në këmbë, dhe një muaj më vonë filloi të lëvizë vetë. Tani që iu dha një mundësi e dytë në jetë, ai thot se do ta jetojë atë me shumë zell, pasi siç shprehet ai, ditën tjetër, kur të ngrihesh në mëngjes, nuk e di se çfarë të pret. Sëmundja për të ka kaluar, i vetmi kujtim është miqësia me mjekët dhe stafin e spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Asnjëherë mos e humbisni shpresën

Jam tepër i kënaqur me shërbimin këtu. Të gjithë janë të shkëlqyer. Duke filluar nga kujdesi deri tek ushqimi. Nuk kam qëndruar vetëm në asnjë moment, si gjatë qëndrimit tim në dhomë ashtu edhe në departamentin e kujdesit intenziv. Për mua kujdesej i gjith ekipi, Ivica, të dy Ivanët (Ivani 1 dhe Ivani 2), Sashe, të gjithë ishin vazhdimisht me mua. Kur kishin kohë të lirë vinin dhe më bënin shoqëri. Mundoheshin të mernin kohë nga koha e tyre për ta ndarë atë me mua. Ma kthyen shpresën se gjithçka do të shkonte mirë dhe se përsëri do të filloja të ecja. Nuk dua të lë pa përmendur këtu edhe Ana Antovskën, e cila më vinte për vizitë çdo ditë dhe kujdesej për ushqimin tim, duke u munduar që të më ofronte ushqimin më të mirë. Këshilloj të gjithë pacientët e tjerë që asnjëherë të mos e humbasin shpresën, pasi për gjithçka ka ilaç. Ashtu siç u gjend për mua, ashtu do të gjendet edhe për të tjerët – shprehet Nikollçe për kohën e kaluar në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Qasja multidisiplinare dha rezultate

Qasja multidisiplinare në kohë , përsa i përket trajtimit të këtyre sëmundjeve jep rezultat, pjesë e kësaj qasje apo metode është edhe plazmafereza. Kjo është një procedurë të cilën ne e punojmë në mënyrë rutinë, si rezultat i ekipit me përvojë. Kjo procedurë ka kontribuar në shërimin e shpejtë të Nikollçes. Plazmafereza nënkupton ndryshimin e plazmës në trup, në këtë mënyrë purifikohen antitrupat që e shkaktojnë këtë sëmundje – u shpreh Dr. Ljupço Stojkovski.

Ushqim i veçantë për Nikollçen

Dr. Ljupço Stojkovski më kërkoi që të kujdesesha për ushqimin e një djali të ri, i cili kishte nevojë për një ushqim me shumë kalori dhe shumë proteina. Së bashku u drejtuam në departamentin e kujdesit intenziv dhe aty për herë të parë u njoha me Nikollçen. Ai nuk kishte oreks, ishte i shqetësuar dhe kishte frikë ta gëlltiste ushqimin, dhe në këtë mënyrë nuk mund ti merrte mjaftueshëm lëndët ushqyese. Biseduam dhe ramë dakord se duhet të fillonte me marrjen e ushqimit në mënyrë që të shërohej. Nikollçe e pranio këshillën time dhe filloi të merrte forcë dhe të shtonte nga pak në peshë. Isha shumë e lumtur për këtë fakt. Çdo ditë shkoja tek ai, 2-3 herë në ditë deri në momentin e lëshimit të tij nga spitali, për të rënë dakord për çdo vakt që do të ushqehej, si dhe për tu siguruar që në të vërtetë po i merrte të gjitha kaloritë dhe lëndët ushqyese të nevojshme. Telefonata e tij, një ditë pas lëshimit nga spitali, për të më informuar se ai po ushqehej në të njejtën mënyrë siç kishim rënë dakord, se nuk duhej të shqetësohesha dhe se ai tashmë ishte shumë mirë,sinqerisht më surprizoi dhe më gëzoi pamasë. Kënaqësia e një bashkpunimi kaq të suksesshëm, bazuar në besimin , me të vërtetë nuk ka çmim. Profesioni im ka një emër tjetër, ky emër është “dashuria”! – u shpreh Ana Antovska , nutricioniste në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.