fbpx

Deklaratë për shtyp

21.03.2017

Sipas rregullave të  bursës në Kuala Lumpur, IHH Healthcare, grupimi IHH Healthcare Berhad (“IHH”) me vendndodhje në Malajzi, bëri të ditur për bursën, duke njoftuar formimin e subjekteve të Poliklinikës “Acibadem Sistina” në Manastir, e cila është hapur me datë 1 mars të vitit 2017. Poliklinika “Acibadem Sistina” është një degë indirekte e IHH, e cila ofron shërbime shëndetësore në qytetin e Manastirit, në Maqedoni.

IHH Healthcare me një vlerë burse  prej 11 miliardë dollarësh amerikan, është lider në sektorin shëndetësor privat në Malajzi, Singapor, Turqi, Indi, gjithashtu ka institucione të tjera shëndetësore në Kinë dhe në Hong Kong. Spitali klinik “Acibadem Sistina” si pjesë e grupimit shëndetësor “Acibadem” nga viti 2012 është pjesë e IHH Healthcare. Kjo e ka pozicionuar Maqedoninë në një nivel të lartë në hartën shëndetësore të botës duke implementuar teknologjitë dhe protokollet më të reja për trajtimin e pacientëve.