fbpx

Dhurimi i qelizave vezore, risi në departamentin për IVF

24.02.2016

Dhurimi i qelizave vezore, risi në departamentin për IVF

Spitali klinik “Acibadem Sistina” nënshkroi kontratë me bankën më të madhe ukrainase për qeliza vezore “First egg bank”. Pacientet të cilat kanë nevojë për dhurim të qelizave vezore në procesin e riprodhimit të asistuar, do të mund ti marrin në “Acibadem Sistina”pa patur nevojë që të udhëtojnë jashtë vendit.

“First egg bank” është pjesë e spitalit me reputacion të lartë për IVF në Ukrainë, Intersоno me 15 vjet eksperiencë në IVF dhe tani ka hapur kontratë me 11 vende ndër të cilat: Izrael, Angli, Belgjikë dhe Austri. Banka ka më tepër se 200 dhurues të moshës 18-36 vjeçare. Qelizat vezore të dhuruara janë të cilësisë më të lartë, sipas kritereve europiane, dhe i’u është bërë skrining për të kontrolluar nëse kanë sëmundje infektive apo të trashëguara.

Dhurimi i qelizave vezore është i nevojshëm për pacientët:

– Pas kimioterapisë
– Pa rezerva të vezoreve
– Pas operacionit të vezoreve
– Me endometriozë
– Mbi moshën 40 vjeçare

Çdo pacientë ka të drejtë të përzgjedhë dhuruesin nga katalogu i bankës, të cilët kanë marrë foto të dhuruesve kur ata kanë qenë bebe. Për çdo dhurues ekzistojnë veçori të tilla si gjatësia, pesha, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve, grupi i gjakut si dhe BMI.