fbpx

Thin prep – PAP testi më efektiv për ekzaminimin e qafës së mitrës

27.01.2016

Thin prep – PAP testi më efektiv për ekzaminimin e qafës së mitrës

Spitali klinik ‘Acibadem SIstina’ nisi aplikimin e PAP testit më bashkëkohor për kryerjen e ekzaminimit të kancerit në qafën e mitrës – Thin prep. Ky test, në krahasim me atë konvencional, paraqet një ekzaminim më efikas dhe më të saktë. Mënyra e marrjes së shembullit (mostrës) është e njejtë me atë të PAP testit konvencional, por, në vend të vendosjes së mostrës në xham në të cilin transmetohen vetëm 20% e qelizave, me Thin prep transmetohen 100% e qelizave të mostrës së marrë. Proçesi i përgatitjes së mostrës së qelizave është i automatizuar, duke eliminuar gjakun e tepërt  dhe mukozën dhe duke përmirësuar kështu diagnozën. Në këtë mënyrë mundësohet zbulimi më efektiv i ndryshimeve parakancerogjene dhe kancerogjene të qafës së mitrës. Avantazhi i Thin prep është aftësia për të zbuluar llojet e viruseve me rrezik të lartë të HPV menjëherë pas marrjes së mostrës, duke mos kërkuar kryerjen e brisit (strishës). Gjithashtu, direkt nga mostra mund të diagnostikohen edhe sëmundjet inflamatore siç është klamidia dhe gonorrea.