fbpx

DHOMAT NË HOTELET IBIS JANË TË PAJISURA TËRËSISHT DHE TË PËRGATITURA MENJËHERË TË PRANOJNË PERSONA NË IZOLIM

21.03.2020

Edhe një herë njoftojmë publikun se të dy hotelet Ibis Skopje – “Ibis Qendër” dhe “Ibis Style”, që “Acibadem Sitina” dhe “Orka Holding” i kanë vënë në dispozicion sipas nevojës së shtetit dhe Ministrisë së shëndetësisë janë të pajisur tërësisht dhe të përgatitur MENJEHERË t’i pranojnë personat që duhet të jenë në izolim.

Në dispozicion janë gjithsej 214 shtretër , 51 në dhoma me dy shtretër, 101 në dhoma me një shtretër dhe 3 dhoma për persona nevoja të posaçme.

Hotelet disponojnë edhe me 6 dhoma familjare. Të gjitha dhomat janë të pajisura në mënyrë adekuate sipas nevojës dhe kërkesave për qëndrimin e qytetarëve që duhet të jenë në izolim nga aspekti i pajisjes mjekësore dhe mjeteve për dezinfektim. Për personat do të sigurohet ushqim dhe personel mjekësor profesional. Përveç kontrollit të rregullt të pacientëve, për rastet emergjente mjekët e spitalit “Acibadem Sistina” do të jenë në dispozicion tërësisht dhe do të vijnë në thirrje.

Nëse ka persona që do t’i tregojnë simptomat e koronavirsuit (Covid-19) do të dislokohen në një mënyrë të sigurt deri në lokacionet që Ministria i Shëndetësisë do t’i përcaktojë për trajtimin e të sëmurëve.