fbpx

59 persona janë vendosur në Ibis Styles- “Acibadem Sistina” jep edhe mbështetje mjekësore

23.03.2020

IBIS karantin

Dje në orët e vona të natës në hotelin “Ibis Styles” (objekti i spitalit të mëparshëm Mala Bogorodica- Sistina) janë pranuar personat e parë që duhet të qëndrojnë në izolim dmth. në karantinë.  Bëhet fjalë për kapacitet privat që “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” kanë vënë në dispozicion të shtetit. Prej mbrëmë atje u vendosen 59 persona që kanë  hyrë në vend përmes vendkalimit Deve Bair dhe nga Kosova. Në hotelin janë edhe 6 zyrtarë policore që sigurojnë lokacionin dhe 16 të punësuar që punojnë në ndërrime 24/7

Dhomat e hotelit janë të pajisura tërësisht sipas kërkesave dhe nevojave për akomodim të qytetarëve që duhet të jenë në izolim. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron edhe personel mjekësor, mbështetje dhe pajisje. Për personat do të mundësohet edhe ushqim.

Përveç kontrollit të rregullt të pacientëve, për rastet emergjente mjekët e “Acibadem Sistina” do të jenë në dispozicion tërësisht dhe do të vijnë në thirrje. Personat me simptomat e Covid-19 do të transferohen me asistencë të Ministrisë së Shëndetësisë në Klinikën Infektive.

Në përputhje me këtë, 4 personat që gjatë kontrollit dje gjatë natës ishin me temperaturë të rritur u transferuan në Klinikën Infektive. “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” falënderojnë punonjësit që tregojnë ndërgjegjë të lartë morale, lojalitet dhe solidaritet dhe bujarisht ndihmojnë atje ku më shumë duhet.

Për ato është mundësuar pajisje mbrojtëse nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Siç kemi lajmëruar të dy hotelet Ibis Skopje- “Ibis Center” dhe “Ibis Styles” kanë kapacitet nga 214 shtretër, 51 në dhoma me dy shtretër, 101 në dhomë me një shtretër dhe 3 dhoma për përsosna me nevoja të posaçme. Hotelet disponojnë edhe me 6 dhoma familjare. Hotelet disponojnë edhe me 6 dhoma familjare. Këto kapacitete u dhanë në dispozicion pa kushte paraprake, por jemi falënderues për bashkëpunimin e shtabit të krizave të Qeverisë dhe njoftojmë se 3 vaktet për personat e izoluara i mundëson shteti në vlerë prej 600 denarësh për person. Të gjitha harxhimet tjera për akomodim, punonjës dhe mbështetje mjekësore i mbulon “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina”