fbpx

Dermatologët e lartë nga Ballkani dhe “Acibadem Sisitna” në simpozium në Shtip

26.03.2019

Rreth 100 dermatologë të vendit, dhjetë ligjërues jashtë vendit para disa qindra studentë morën pjesë në simpozium të cilin në Shtip u mbajt nën patronazhën e Universitetit “Goce Delçev” dhe Fakultetit të shkencave mjekësore. Në simpoziumin, që ishte i mbështetur nga Shoqata e dermatologëve të Maqedonisë, Dr. Andrej Petrov nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka marrë pjesë  me ligjërim për përvojat e tij me rejuvenim lazerik të lëkurës. Në këtë mbledhje spitali tregoi se ka përvojë, kuadro dhe njohuri për intervenime me të cilat provohet si spitali lider në rajonin. Dr. Andrej Petrov thotë se atmosfera e simpoziumit ka qenë inspirative, dhe u prezantuan  të gjitha risitë në dermatologjinë, dermatologjinë estetike dhe në onkologjinë dermatologjike.

Në ligjëratat kanë marrë pjesë Prof. Dr. Andreas Kacambas nga Universiteti i Athinës, që është ish- kryetrari i Akademisë evropiane për dermatovenerologji, dhe akademiku Nikolaj Cankov nga Akademia e shkencave të Bullgarisë, që është ish- dekani i Fakultetit shtetëror të Mjekësisë në Sofje. Ata janë prej dermatologëve më të njohur në Ballkanin, ndërsa në simpoziumin kanë mbajtur punëtori që e ka moderuar ekipi i “Acibadem Sistina”, që është mirënjohje e lartë për spitalin që është i njohur jashtë kufijve të Maqedonisë.

“Këto janë emra të mëdha, legjenda të gjalla në fushën, eksperte të vërteta në Ballkan. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, ligjëratat ishin në atmosferë të shkëlqyeshme dhe me amfiteatra të plota. Ne ishim sponsorë në një punëtori për botolinium toksin, që e mbajti Andreas Kacambas. Patëm një demonstrim të drejtpërdrejtë dhe shpjegime të detajueshme për mënyrën se si bëhet. Kjo ka lënë përshtypje të mëdha. Këtë punëtori e moderuam me kolegen time Dr. Vesna Plakovska. Kacambas bëri një aplikim të drejtpërdrejt për procedurat për të cilat ka folur”, thotë Dr. Andrej Petrov, dermatolog.

Petrov thotë se “Acibadem Sistina” provoi edhe një herë se është spitali lider në vendin sepse intervenimet e këtij lloji nuk organizohen në spitale të tjera.

“Brendi “Acibadem Sistina” është garanci për to se të gjitha procedura do të respektohen. Acibadem Sistina tregoi në rajonin se ka kapacitet të kyçet në proces për transmetimin e njohurisë”, thotë Dr. Petrov.

Ideja është ky simpozium të bëhet traditë, ndërsa këtë është e pranuar nga ana e Universitetit “Goce Delçev” dhe Shoqatës së dermatovenerologëve të Maqedonisë.