fbpx
DEPARTAMENTET

Pediatria

AcibademSistina Pedijatrija al

Një repart spitalor, departamentet poliklinike të pediatrisë dhe neonatologjisë  dhe qendra emergjente 24/7 me tri njësitë e kujdesit intensiv- neonatal, kardiokirurgjikal dhe pediatrik janë pjesë nga Spitali i ri pediatrik që gjendet në kompleksin e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.  Spitali i ri pediatrik është i vetmi spital i këtij lloji në rajon. Me një sipërfaqe prej 4.000m2 disponon me një Qendër emergjente pediatrike, Kardiokirurgji pediatrike me njësi të kujdesit intensiv dhe Kardiologji intervente pediatrike, një spital ditor, Qendër për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e fëmijëve me të gjitha format e vonesës në zhvillim. Në spitalin janë përfshirë 210 profesionistë.

AcibademSistina Pedijatrija

Në pjesën poliklinike në dispozicion ka 14 ordinanca pediatrike dhe 4 ordinanca neonatologjike duke ofruar kujdesin e plotë për shëndetin e fëmijës në një vend. Për fëmijët kujdesen 36 mjekë pediatër të lartë me përvojë- subspecialistë në kardiokirurgji pediatrike, kardiologji pediatrike, reumatologji pediatrike, pulmoalergologji pediatrike, neurologji pediatrike, nefrologji pediatrike, hemato-onkologji pediatrike. Në kuadër të spitalit funksionon edhe pediatria zhvillimore, ortopedia, gastroenterohepatologjia. Në funksion do të jetë edhe edukimi special i fëmijëve, anesteziologjia pediatrike, dermatologjia pediatrike, radiologjia pediatrike, otorinolaringologjia pediatrike, nutricioni dhe dietologjia pediatrike.

AcibademSistina Pedijatrija

Spitali i ri pediatrik ka kapacitete për t’i kryer të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale tek fëmijët- në fushën e kardiokirurgjisë pediatrike dhe kirurgjisë pediatrike. Kardiokirurgjia pediatrike do ta përfshijë kirurgjinë tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, kirurgji digjestive pediatrike, urologji pediatrike dhe urologji rikonstruktive pediatrike, trauma pediatrike, kirurgji torakale pediatrike, kirurgji onkologjike pediatrike, kirurgji plastike pediatrike, neurokirurgji pediatrike, kirurgjia e veshit, hundës dhe fytit tek fëmijët dhe ortopedi pediatrike. Fale pajisjes së sofistikuar me të cilën disponon spitali, numri më i madh i ndërhyrjeve kryhen me qasje minimale invasive me një prerje të vogël operative me të cilën arrihet më pak dhimbje, shërim më të shpejtë dhe qëndrim më të shkurtër të fëmijës në spital.

Poliklinika disponon me 10 ordinanca diagnostikuese siç janë kabineti i ekosonografisë, kabineti i spirometrisë, kabineti i pulmoalergologjisë, Kabinet për EMG, Kabineti për EEG. Funksionon edhe kabineti për diagnostikimin e sëmundjeve të gjakut (analiza citomorfologjike e mostrës periferike, biopsia e palcës së kockave me analizë citomorfologjike, diagnostikimi i sëmundjeve malinje të gjakut dhe tumoret solide)

Ka edhe kabinet për proceduara invasive diagnostikuese, ekzaminime endoskopike, kabineti  për gastroskopi pediatrike dhe kabinet për kolonoskopi pediatrike me anestezion, biopsia e organeve, diagnostikim radiologjik dhe diagnostikim imaging, PET-CT, MRI3 Tesla, MRI 1,5 Tesla, CT 128 SLICE, X-RAY digjital me mundësi për anestezion tek fëmijët dhe sallë për kateterizim për kryerjen e procedurave kardiologjike tek fëmijët.

Ekipi mjekësor përbëhet nga 80 infermierë, 36 ndihmës infermierë dhe personel shtesë ndihmës. Sipas numrit të personelit, shërbimeve dhe trajtimit që e ofron për fëmijët së bashku me kuadron e lartë të mjekëve me renome, teknologjinë e avancuar dhe aparaturën me të cilën është i pajisur merr primatin e spitalit të vetëm më bashkëkohor pediatrik të këtij lloji në vendin tonë dhe rajon.

Në kuadër të Spitalit pediatrik ka një repart spitalor me 16 dhoma spitalore me një shtretër, prej tyre dy janë VIP dhe një dhomë për izolim me tension negativ. Reparti spitalor i Departamentit të Neonatologjisë ka 27 shtretër neonatal sipas parimit nënë-fëmijë (rooming in).

Qendra emergjente pediatrike më bashkëkohore

Me qëllim që kujdesi për fëmijët të jetë i disponueshëm në çdo kohë në kuadër të Spitalit Pediatrik funksionon edhe Qendra emergjente pediatrike më bashkëkohore 24/7 me 5 dhoma për observacion dhe një sallë për intervenime e konceptuar sipas shembullit të qendrave emergjente me renome botërore. Me një ekip multidisiplinar mjekësh që mund t’i trajtojnë të gjitha gjendjet urgjente tek fëmijët Qendra emergjente punon 24 orë në çdo ditë të javës. Qendra emergjente disponon me pajisjen e plotë të nevojshme për monitorimin e fëmijëve dhe trajtimin e tyre dhe gjithashtu është e pajisur dhe dizajnuar në një mjedis komod për fëmijët me qëllim për të ulur stresin dhe sikletin tek fëmija dhe personi që e shoqëron gjatë qëndrimit në spital.

Kujdesi intensiv neonatal dhe shërbimi i transportit neonatal

Njësia e kujdesit intensiv neonatal disponon me 13 shtretër intensiv, 2 prej tyre janë në izolim. Në kujdesin intensiv punojnë ekspertët më të mirë në mjekim intensiv dhe monitorim të foshnjave të lindura para kohe dhe për foshnjat e sëmura kritike dhe infermierë me trajnim të lartë. Departamenti i Kujdesit intensiv është i pajisur me teknologjinë më bashkëkohore për kujdes dhe qëndrim të të porsalindurve (inkubator dhe shtretër të ngrohtë – ngrohës ose babyterm), monitorim (monitorim 24-orësh i parametrave vitale themelore) dhe ndihmë gjatë frymëmarrjes (makina për mbështetje respiratore invazive dhe joinvazive).

“Acibadem Sistina” siguron transportin e të porsalindurve dhe foshnjave me sëmundje kritike nga një qendër deri në një qendër tjetër mjekësore në vendin dhe rajon, si dhe bën transport drejt spitali dhe nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”. Njësia e lartë e specializuar për transport dhe kujdes intensiv disponon me një automjet transportues mjekësor sanitar më bashkëkohor me pajisje të sofistikuar: inkubator transportues, respirator transportues, monitor, set për intubim dhe infuziomate. Këtë shërbim zbaton ekipi mjekësor i përbërë nga 12 mjekë (7 mjekë neonatologë intezivistë dhe 5 mjekë pediatër intezivistë), 10  infermierë me trajnim të posaçëm për të kryer transport neonatal dhe pediatrik emergjent.

Qendra referente e Kardiokirurgjisë pediatrike

Në kuadër të Spitalit Pediatrik është Departamenti i Kardiokirugjisë pediatrike me kardiologji, qendra e parë pediatrike dhe kardiokirurgjike me një kuadro të plotë dhe ekip të lartë në vendin tonë që mundëson diagnozën dhe trajtimin e fëmijëve me anomali kongjenitale dhe të fituara në zemër. Hapësira moderne disponon me një repart spitalor dhe një kujdes intensiv kardiokirurgjikal me një teknologji mjekësore dhe kujdes intensiv kardiokirurgjikal të pajisur me teknologjinë më moderne mjekësorë që mundëson përkujdesje 24 orëshe profesionale dhe monitorim të pacientëve. Në spital kryhen trajtimet kardiokirugjikale dhe kardiologjike të anomalive kongjenitale në zemër që zakonisht kryhen gjatë vitit të parë të jetës dhe për monitorim të mëtutjeshëm. Për shëndetin e fëmijëve përkujdeset një ekip mjekësh me përvojë si kardiokirurgë, pediatër me përvojë në kujdesin intensiv pediatrik, pediatër kardiologë, kardioanesteziologë dhe infermierë të trajnuar në fushën e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë. Në Departamentin e kardiokirurgjisë është edhe Kujdesi intensiv pediatrik me 7 shtretër intensiv të pediatrisë dhe 7 shtretër të kardiiokirugjisë pediatrike të ndërtuar sipas protokolleve botërore.

Mjekët e Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipin e mjekëve të spitaleve të grupacionit “Acibadem me një përvojë të pasur dhe mbi 15.000 operacione të kryera kardiokirugjikale. Falë mbështetjes së tyre, Departamenti i Kardiokirurgjisë pediatrike ka për qëllim ta përsëritë përvojën e suksesshme të spitaleve të “Acibadem”-it në Stamboll dhe të bëhet një qendër referente për pacientët kardiokirurgjikale nga i tërë rajoni.

Spitali Pediatrik pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” edhe pse i përshin të gjitha aspektet e kujdesit të lartë mjekësor të fëmijëve, është i vetmi spital sipas dizajnit të tij unik me tematikën e Universit. Në Spitalin Pediatrik në bazë të këtij dizajni janë kyçur përmbajtje edukative me karakter argëtues me çka mundësohet një përvojë shtesë gjatë vizitës dhe qëndrimit të fëmijëve.

Çdo fëmijë meriton një mbrojtje dhe kujdes më të mirë mjekësor që mund ta fitojë në një vend. Ky spital dhe ekipi i tij janë të gatshëm për t’i plotësuar nevojat e rregullta, të veçanta dhe më specifike mjekësore nga mosha më e re, nga lindja e fëmijëve deri në moshën e tyre adoleshente. Në periudhën e tyre sensitiv gjatë rritjes dhe zhvillimit  të shpejtë, kur çdo fëmije ka nevojë për një kujdes të lartë dhe cilësor, Spitali Pediatrik pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” me gjithëpërfshirjen e tij, profesionalitetin, gatishmërinë dhe ekipet e eksperteve ofron kujdes të përshtatur të gjitha nevojave të fëmijëve në një rrethinë të sigurt, komode, cilësore dhe bashkëkohore.