fbpx

DEPARTAMENTI I KARDIOKIRURGJISË NË “ACIBADEM SISTINA” U BË QENDRA LIDERE KARDIOKIRURGJIKALE NË RAJON

27.03.2023

Departamenti i kardiokirurgjisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u bë qendra më bashkëkohore kardiokirurgjikale duke ofruar një diagnostikim të saktë dhe të shpejtë, trajtim më bashkëkohor kirurgjikal të sëmundjeve të zemrës, monitorim 24 orësh, kujdes të lartë intensiv nën udhëheqjen e ekipit të dëshmuar në rajon. Për pacientët e vendit tonë të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale mbulohen nga Fondi i sigurimit shëndetësor (FSSHMV). Në departamentin e kardiokirurgjisë trajtohen rastet më të komplikuara, me ndërhyrje minimale invazive duke vendosur spitalin “Aciabdem Sistina” në nivelin e qendrave më të mira. Ekipi i udhëhequr nga ana e profesorit eminent Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq me të gjitha ndërhyrjet e kryera me sukses falë përvojës dhe profesionalizmit të tyre vendosin departamentin e kardiokirurgjisë mes qendrave të njohura botërore. Këtu pacientët kanë mundësi të marrin një diagnostikim dhe trajtim të plotë që paraqet një avantazh për çdo person të siguruar.  

AS Kardiohirurgija x FB Post ALB

Departamenti i kardiokirurgjisë është i ndërtuar sipas standardeve botërore më bashkëkohore dhe përbëhet nga njësia e kujdesit intensiv, reparti spitalor, sallat e operacionit dhe ordinancat. Suksesi i punës së deritanishme është rezultat i investimit të vazhdueshëm në edukimin dhe përsosjes së ekipit.

PAJISJE BASHKËKOHORE NË NJËSINË E KUJDESIT INTENSIV DHE TRAJTIM I PACIENTËVE ME NJË QASJE INDIVIDUALE

Njësia e kujdesit intensiv në “Acibadem Sistina” disponon me 11 shtretër, pajisje më bashkëkohore për reanimacion dhe mjekim intensiv duke mundësuar trajtimin dhe përkujdesjen e të gjithë pacientëve të sëmurë rëndë, trajtimin e pacientëve gjatë periudhës së hershme postoperaive dhe pacientëve me sëmundje kronike. Ekipi i ekspertëve në fushën e kujdesit intensiv mundëson përkujdesje shëndetësore sipas standardeve dhe protokolleve botërore me një qasje individuale në trajtim. Qasja individuale fillon me takimin e parë me pacientin, ku merret vendim për llojin e procedurës kirurgjikale dhe vazhdon me një përkujdesje kirurgjikale me cilësi të lartë dhe përfundon me planifikimin dhe zbatimin e programit përkatës për rehabilitim.  

MBI 50.000 NDËRHYRJE

Qendrën e kardiokirurgjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” e përbëjnë mjekë të njohur me renome botërore, mes tyre janë: Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, i cili është shef i departamentit, Prof. Dr. Salis Taxher, Dr. Shk. Vlladimir Emanuilloviq Bellostocki, Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski, Dr. Elvis Mustafa, Dr. Aleksandar Bozhinovski, Dr. Darko Bislimovski, Dr. Ivo Paunkovski dhe Dr. Stefan Qullumov. Në këtë departament deri më tani janë kryer mbi 50.000 ndërhyrje të zemrës, mes tyre janë edhe operacionet në zemër të hapur ( sëmundja iskemike e zemrës, kirurgjia e valvulës, kirurgjia minimale invazive e valvulës, kirurgjia e aortës dhe degëve subaortale, sëmudjet kongjenitale e zemrës tek të rriturit). Shefi i departamentit Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq është themeluesi i kardiokirurgjisë në Serbi, ndërsa një pjesë e madhe e ndërhyrjeve kardiokirgjikale më komplekse në rajon i bën vetëm ai. Ai ka filluar të punojë në vitin 1990 dhe në vitin 1998 e ka implementuar kardiokirurgjinë minimale invazive në Serbi. Në vitin 2017 e ka kryer operacionin e parë për implantimin e zemrës artificiale në Serbi që është operacioni i parë i këtij lloji në rajon. Njeriu që ka marrë zemrën artificiale ende është i gjallë  dhe mban rekordin botëror për një jetë më të gjatë me një zemër artificiale.  Një vit më pas, në vitin 2018, këtë përvojë ai e përcolli edhe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ku në vitin 2018 për herë të parë u krye operacioni për implantimin e zemrës e parë artificiale në Maqedoni.  Prof. Dr. Nikoliq kishte nderin të jetë pjesë e ekipit të kardiokirurgëve të cilët kanë bërë transplantimin e zemrës nga një dhurues kadaverik.