fbpx

Boshko Dukovski

08.10.2014

Kur dola në pension në moshën 64 vjeçare dhe vendosa që vitet më të bukura të jetës ti kaloj qetë me familjen, pikërisht atëherë filluan dhe problemet e mia. Për vetëm 3 muaj u dobësove 17 kg, dhe asnjë nga mjekët nuk mund të zbulonte cili ishte shkaku për dobësimin e menjëhershëm.  Kërkova zgjidhje për gjendjen time në shumë klinika, duke filluar nga hematologjia, radiologjia dhe deri te onkologjia. Çdo ditë që vijonte, ndjeja më shumë dhimbje dhe nuk mund të lëvizja aspak.  Gjatë kohës që kryeshin kërkimet rreth diagnozës dhe kur mjekët i ngritën duart lart, vendosa që vetë t’a organizoj varrimin tim, të cilin prisja të ndodhte shumë shpejtë. 

Më 5 dhjetor, erdha në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” për të kryer kolonoskopi te Prof. Dr. Vasko Vasilevski, i cili menjëherë më diagnostifikoi një trup të jashtëm në zorrën e trashë.  Para se të më thonin se për çfarë bëhej fjalë, ju lutesha mjekëve që të ma thonin diagnozën pavarësisht nëse bëhej fjalë për një karcinom apo jo. Përmes të qeshurës, Prof. Vasilevski më sqaroi se në zorrën e trashë kishte ngelur një kleçkë për dhëmbët.  Ditën tjetër  Dr. Alen Jovcevski e realizoi operacionin, ndërsa unë nuk mund t’a besoja çfarë kthese mori jeta ime.  Një kleçkë për dhëmbët më solli deri në skajin e jetës, më bëri të besoj se më kishte ardhur fundi.  Që nga ai moment, 5 dhjetori është ditëlindja ime e dytë, dita kur unë rilinda. 

Nuk ka fjalë të cilat do të mund të shprehin falenderimin tim ndaj Prof. Vasilevski, Dr. Jovçevski dhe ndaj gjithë ekipit të spitalit.  Pas gjetjes së kleçkës për dhëmbët, më ndryshoi jeta plotësisht.  Për asnjë çast nuk më latë vetëm, do t’ju jem mirënjohës gjatë gjithë jetës sepse përveç kujdesit që treguat ndaj meje, më zgjatët jetën.

Boshko Dukovski

65 vjeç