fbpx

Argëtohu pa keqardhje dhe frikë!

09.01.2019

Një nga gabimet më të shpeshta që bëjmë ështe se kur përballemi me ndonjë situatë të vështirë apo ndonjë sëmundje – bëhemi tepër seriozë dhe kjo ndikon ndjeshëm në përkeqësimin e situatës. Kur njeriu është i frikësuar, ai mbyllet duke e kufizuar veten akoma më shumë, në vënd që të merret me gjëra të cilat e gëzojnë dhe e bëjnë të ndihet i lumtur. Kryesisht, ekzistojnë dy arsye përse ndodh kështu – frika, e cila është e kundërta e dashurisë dhe supersticioni që fshihet në të gjitha poret e shoqërisë. Duke besuar se sëmundja është një dënim nga Zoti, njeriu bëhet akoma më i ngurtë atëherë kur i ndodh diçka, si në epokën pagane, është i bindur se Perëndia kërkon viktima, dhe fillon në mënyrë të pandërgjegjshme të bëj pazar me hyjni imagjinare, në  të cilën jep tiparet karakteristike të burokratit ryshfetar. Në vënd që gradualisht të ngrejë vibirmet e tij duke argëtuar veten me gjëra të cilat e bëjnë të ndihet mirë dhe duke e hequr fokusin nga problemet, njeriu vazhdon të mbytet në izolim dhe duke vazhduar të bëj gjëra të cilat nuk i pëlqen. Mundohet ta rregullojë situatën duke e ndëshkuar veten, ndërkohë që në këtë mënyrë vazhdon ti përkeqësoj ato. E gjithë kjo përshtatet në mënyrë të përkryer me besimet kolektive shkatërruese,  bazuar në besimin se e qeshura dhe bollëku janë diçka e keqe. Përveç kësaj, perceptimi pothuajse vulgar i publikut kontribuon në fenomenin e sëmundjes – publiku, i cili shpesh nuk e kupton se çfarë roli luan psika në jetën e njeriut, i cili mendon se mjafton marrja e  ilaçit dhe terapisë dhe shumë shpesh për shkak të frikës së tyre, e detyron të sëmurin të zhytet në karantinë emocionale! Këta shpirtra mjeranë nuk e kuptojnë se gëzimi, e qeshura dhe argëtimi janë të rëndësishme dhe se psika luan një rol të rëndësishëm tek sëmundja, por edhe tek shërimi. Kur Anita Mordjiani u kthye nga vdekja klinike, gjëja e parë që bëri ishte të bënte pazar dhe të blinte shumë çokollata. Dashuria për vetveten në momentin kur na shfaqet ndonjë sëmundje nuk shprehet në këtë mënyrë duke keqpërdoruar dhe ndëshkuar veten me gjëra të natyrës materiale dhe psikike që nuk i durojmë dot, të cilat nga ana tjetër besojmë se do të na ndihmojnë.  Dashuria për vetveten shprehet duke kënaqur veten. Gëzimi dhe lumturia janë mbi gjithçka. Çdo gjë që bëjmë nga frika, eliminon efektin pozitiv të asaj që konsumojmë – qoftë ushqim apo afirmim apo çfarëdo  lloj gjëje tjetër. Efekti i shërimit ndalon  në momentin kur bëjmë diçka nga frika dhe kundër vullnetit tonë dhe thelbit të qenies sonë. Por për mijëra vjet ekziston një prototip se abuzimi dhe torturimi ndaj vetes është një mënyrë e mirë për të kryer tregti metafizike. Por Perëndia nuk merret me tregëti , universi njeh vetëm vibrimin që dërgojmë.

Çdo gjë që bëhet nga frika krijon një frikë të re. Ndërkohë që gjërat janë të thjeshta – ne duhet të fillojmë nga ajo që na pëlqen, ajo që na kënaq, që na bën të lumtur – kështu kthehemi më shpejtë në “transmetimin” e dashurisë së Perëndisë. Gëzimi i të qenurit është në atë çfarë ne jemi, dhe jo ata që të tjerët na kanë shpjeguar se duhet të bëjmë ose është “e mençur” të bëjmë për të pasur një jetë më të mirë këtu apo në ndonjë botë tjetër! Perëndia nuk bën tregëti, por kupton vetëm gjuhën e dashurisë. Por, edhe ju nuk mund të bëni tregti me shpirtin tuaj.

Prandaj, çdo njeri duhet të qëndrojë para pasqyrës, duke harruar besimet dhe pritjet e personave përreth, familjarëve të afërt apo të largët, dhe të filloj të jetoj ashtu siç dëshiron dhe e bën të lumtur – të trajtoj veten ashtu siç i trajton personat e dashur. Këtë gjë duhet ta bëni pa pendim, sepse shumë shpesh personat që kërkojnë gëzimin e tyre, bëjnë atë që i’u dëshiron zemra, dhe në rast pendimi do të shkatërrohet krejtësisht vibrimi dhe në këtë mënyrë do të zhvlerësohet çdo gjë. Prandaj, gjeni kohë për të pranuar atë dhe për të shkruar gjithçka që ju bën të gëzuar dhe të lumtur. Por atë që e bëni me frikë – dhe më pas filloni të udhëheqeni nga lista e parë …  E di se nuk është e lehtë për të pasur një jetë të lirë dhe autentike kur rreth jush ekzistojnë programe të frikës, vetëndëshkimit, fajit dhe mungesës, por pak nga pak, shpejt do të ndjeni ndryshim –  vetëm nëse jeni të aftë mjaftueshëm për të dalë nga programet shkatërruese të frikës. Gëzimi dhe lumturia e ndryshojnë biokiminë tonë. Frika është nocebo më i keq! Pra që sot filloni të argëtoni veten, sepse  në këtë mënyrë dë të ndriçoni dhe të tjerët …