fbpx

„ACIBADEM SISTINA” vë në dispozicion 5 spitale mobile për qytetarët e Maqedonisë

17.03.2020

AcibademSistina korona mobilnabolnica

Të nderuar,

Spitali klinik “Acibadem Sistina” përveç kapaciteteve të tij të lira dhe makinave respiratorë të cilat sipas nevojës i vuri në dispozicion për qytetaret e Maqedonisë me një marrëveshje paraprake me Ministrinë e shëndetësisë vë ne dispozicion edhe spitale mobile me të cilat do t’i përforcojë kapacitetet në vendosjen e pacientëve.

“Acibadem Sistina” disponon me 5 spitale mobile- tenda që mund të transportohen në tërë territorin e vendit. Spitalet mobile disponojnë me rrymë dhe sipas nevojës në to do të instalohen makina respiratorë dhe mbështetje mjekësore për trajtimin e pacientëve. Këto 5 spitale mobile janë pajisur me shtretër në distancë nga 2m me kapacitet të plotë nga 70  shtretër.

Nëse është e nevojshme këto spitale tërësisht do jenë në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë se bashku me ekipin mjekësor të spitalit “Acibadem Sistina”.

Prioriteti ynë është shëndeti i të gjithë qytetarëve dhe kujdesi për ata.