fbpx

“Acibadem Sistina” , Spitali i parë në Maqedoni i akredituar sipas JOINT COMMISSION INTERNATIONAL

18.05.2016

“Acibadem Sistina” , Spitali i parë në Maqedoni i akredituar sipas JOINT COMMISSION INTERNATIONAL

Spitali klinik, Acibadem Sistina mori vulën e artë të cilësisë dhe sigurisë, si rezultat i pajtueshmërisë së punës me standardet e njohura ndërkombëtare. Vula e artë është dëshmia e cilësisë si rezultat i angazhimit të spitalit për të ofruar shërbim efikas dhe siguri për pacientët e tij. Akreditimi nga JCI paraqet siguri për çdo pacient, se në Acibadem Sistina, pacienti është i sigurt dhe se do të mund të marrë kujdesin më të mirë mjekësor.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në vend dhe në rajon i cili ka marrë akreditimin prestigjoz Joint Commission International (JCI). Me këtë, edhe Republika e Maqedonisë është pjesë e hartës botërore të më shumë se 100 vendeve në botë, me spitale të akredituara nga JCI. Marrja e akreditimit nga JCI, ndryshon sistemin e kujdesit shëndetësor në vendin tonë dhe dëshmon se edhe në Maqedoni mund të punohet sipas standardeve botërore. Qëllimi është shërbimi shëndetësor cilësor dhe siguria e pacientëve. Madhësia e akreditimit të JCI në nivel të spitalit klinik siç është “Acibadem Sistina”, është në faktin që pacientët marrin shërbime të sigurta në procesin e plotë të trajtimit të tyre, duke filluar nga pranimi në spital deri tek diagnoza, trajtimi dhe rehabilitimi i mëtejshëm. Marrja e akreditimit konfirmon cilësinë në “Acibadem Sistina”. “Arritja e këtij qëllimi ishte vërtetë një eksperiencë e madhe për të gjithë ne, por gjithashtu është dhe një sfidë në të ardhmen. Vijon një periudhë e progresit të vazhdueshëm dhe angazhimit maksimal për ruajtjen e standardeve” – u shpreh Jordan Kamçev, drejtori ekzekutiv i Spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Në periudhën nga data 25 -29. 04. 2016 “Acibadem Sistina” kaloi nëpërmjet një procesi të një kontrolli të hollësishëm. Gjatë periudhës së kontrollit, një ekip i ekspertëve nga Joint Commission International vlerësuan punën e spitalit dhe përputhshmërinë e tij me standardet më larta të spitaleve të fushave të ndryshme, duke përfshirë: objektivat ndërkombëtare për sigurinë e pacientit, vlerësimin dhe kujdesin e pacientit, anestezinë dhe kujdesin kirurgjikal, drejtimin e ilaçeve si dhe informimin apo edukimin e pacientëve dhe antarëve të tyre të familjes. Në përgatitjen e akreditimit kanë punuar 13 ekipe profesionale. I gjithë procesi ishte i udhëhequr nga departamenti i standardizimit të mjekësisë dhe cilësisë.

Siguria e pacientit nëpërmjet standardeve JCI

Joint Commission International është akreditimi më prestigjoz spitalor në të gjithë botën, për shkak të standardeve të rrepta të cilat janë të fokusuara në fusha të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në kujdesin dhe trajtimin e pacientit. Programi i akreditimit JCI mbulon të gjithë procesin që nga hyrja e pacientit në spital , ndjekja e trajtimit të tij deri në lëshimin e tij nga spitali. Me një fjalë, standardet JCI janë një hap drejt përsosshmërisë ndaj kujdesit të pacientit. Rezultati përfundimtar është kujdesi dhe mbrojtja e sigurtë shëndetësore.

Benefitet e sdandardit JCI, nuk i ndjen vetëm pacienti, por edhe punonjësit në spital. Për stafin mjekësor do të thotë siguri më e madhe në punë dhe më pak gabime mjekësore. Këto rrugë të përcaktuara në mënyrë strikte, nëpërmjet të cilave ecim në punën e përditshme, mundësojnë siguri më të madhe në punën tonë, punonjësit janë të mbrojtur nga lëndimet gjatë punës, si dhe parandalimi dhe kontrolli i infeksioneve ndërspitalore. “Me një organizim dhe përkushtim maksimal, arritëm të demostrojmë se spitali ynë ofron shërbime në të njejtin nivel me spitalet me reputacion të lartë në të gjithë botën” – u shpreh Prof. Dr. Ljupço Lekovski, drejtor i mjekësisë në “Acibadem Sistina”.

Standardet e Joint Commission International në spital janë të krijuara nga ekspertë shëndetësorë dhe pacientë në mbarë botën. Standardet janë të shkruajtura sipas literaturës mjekësore dhe ekspertëve të konsensusit, me qëllim për të ndihmuar spitalet në përmirësimin e përformancave dhe të ofrojnë një cilësi më të madhe në punën e tyre.

Për Joint Commission International

Joint Commission International (JCI),është organizatë jo -qeveritare dhe jo- fitimprurëse e themeluar në vitin 1997. Përmes akreditimeve ndërkombëtare, konsultimeve, publikimeve dhe programeve edukative, JCI zgjeroi misionin në mbarë botën, duke bërë të mundur përmirësimin e cilësisë dhe kujdesit ndaj pacientëve. Sot përfaqëson një organizatë prestigjoze , e cila jashtë SHBA ka akredituar spitale në më shumë se 100 shtete.

Foto: Telegraf.mk

 

[widgetkit id=63]