fbpx

“Acibadem Sistina” pjesë e fushatës Përpara roze 2014

12.05.2014

“Acibadem Sistina” pjesë e fushatës Përpara roze 2014

Më shumë se 1.500 pjesëmarrës në mënyrë aktive u inkuadruan në shëtitjen tradicionale “Përpara roze 2014 – ecën kundër kancerit të gjirit” dhe dërguan mesazh për rëndësinë nga diagnostifikimi i hershëm i karcinomës së gjirit. Shëtitja e cila organizohet gjashtë vjet me radhë e organizuan Shoqata “Borka” në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni dhe Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”. Shëtitja roze filloi nga Guaca te Parku i qytetit, në atë krahas numrit të madh të qytetarëve nga i gjithë vendi morën pjesë edhe bashkëshortja e kryetarit të Republikës së Maqedonisë Maja Ivanovska, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Pol dhe bashkëshortja Meri Xho Volers, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska dhe drejtori mjekësor i Spitalit të klinikës “Acibadem Sistina” prof. dr. Ljupço Lekovski.