fbpx

Gojart Kelmendi 38, Prishtinë

06.04.2014

Të jesh prind, është ndjenja më e thellë dhe më e përkryer që njeriu mund të përjetojë. Ajo është ëndërra e çdo familje, është kuptimi i jetës. Pasuria e një familje nuk matet nga materialet, për nga lojrat, zërat dhe të qeshurat e fëmijës. Plot 10 vjet u përpoqëm ta plotësonim këtë ëndërr. Gjatë gjithë këtyre viteve u përpoqëm ta kurorëzonim jetën e përbashkët me një fëmijë që do ta forconte më tepër dashurinë tonë. Duke pritur për gëzimin më të madh, në fakt përjetuam dhimbjen më të madhe, humbjen e foshnjës tonë.