fbpx

“Acibadem Sistina” pjesë e ekipit të ligjëruesve për HR, studentët mësuan nga përvoja e më të mirëve

13.03.2019

Drejtoresha e Departamentit për burime njerëzore në spitalin Klinik “Acibadem Sistina” Sllobodanka Aleksovska dhe Sashka Todorovska nga departamenti i njëjte ishin ligjërues në ditën e parë të të ashtuquajturit HR starter që e organizoi “Sensum”.

Aleksovska dhe Todorovska i prezantuan njohurinë e tyre në menaxhimin e burimeve njerëzore para një grupi studentësh. Në një atmosferë të relaksuar dhe pozitive, studentët u patën mundësi për të njohur me bazat e funksionit burime njerëzore.  Tema kyçe në ligjërimin ishin bazat e këtij funksioni, si është krijuar dhe si është zhvilluar.

Në kushte të zhvillimit dinamik të kompanive, menaxhimi me burimet njerëzore konsiderohet si shumë i rëndësishëm, ky funksion ka një poentë kyçe në biznes rrethin bashkëkohor. Komponentët e tjerë të punës, kulturës korporative, organizimit dhe funksionimit të ekipit varen nga ai.

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ky funksion është funksional në mënyrë të përsosur, ndërsa në nivel të kompanisë  bëhet kujdes për procesin dhe menaxhimin me burimet njerëzore. Gjatë ligjërimit Aleksovska dhe Todorovska  kanë ndarë njohurinë dhe përvojën e tyre.

Ngjarjet si kjo, janë të rëndësishme për njohjen dhe formimin e HR profesionistëve të ardhshëm.

Pas ligjërimit, Zorica Popovska, themeluesi i “Sensum”, iu ka dhënë mirënjohje të gjithë ligjëruesve, mes të cilëve ishin Aleksovska dhe Todorovska.