fbpx

Me ndërhyrje të hershme dhe metoda të veçanta, në “Acibadem Sisitina” kemi trajtime të sukseshme te fëmijët me pengesa në zhvillim

12.03.2019

Historitë e suksesshme, shumë emocione dhe lumturi e përbashkët janë përditshmëri në Qendrën për ndjekjen e zhvillimit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Një numër i madh i fëmijëve vijnë këtu dhe ekipi profesional ndjek dhe stimulon zhvillimin e tyre. Defektologu Sonja Jordanova-Cacanoska, flet me entuziazëm të veçantë për punën e saj, për gëzimin e suksesit të fëmijëve me të cilët punon. Këtu çdo ditë takohet me fëmijë të vegjël të cilët kanë çrregullime të caktuara në zhvilim – foshnje të lindura para kohe, fëmijë me autizëm, me probleme neurologjike, por edhe fëmijë me probleme edukative dhe arsimore, me çrregullime hiperkinetike ose fëmijë me aftësi të kufizuara  në zhvillim të cilët kanë nevojë për një qasje biheviorale, terapi okupacione, terapi e fjalës, ndërhyrja e hershme, edukimi special dhe rehabilitimi.

Defektologu Sonja Jordanova- Cacanoska thothë se “Acibadem Sistina” është një spital në të cilin me  sukses trajtohen këto problematika dhe shkruhen rastet me një përfundim të suksesshëm. Ajo thotë se ndërhyrja e hershme është e rëndësishme, ose vendimtare për rezultatin e trajtimit. Zbulimi i hershëm zhvillohet më me sukses mes maternitetit, familjes dhe qendrës së këshillimit për zhvillim. Qendra e Këshillimit për zhvillim është vendi ku regjistrohet fëmija me një faktor rreziku, i cili duhet më tej të ndjeket dhe të mbikëqyrët. Pasojat në zhvillimin e personalitetit të fëmijës varen nga lloji dhe shkalla e aftësisë së kufizuar.

“Në përditshmërinë  takohem me prindër të shqetësuar që më pyesin nëse duhet të fillojnë me ushtrimet para vitit të tretë ose pas vitit të tretë. Përparësia më e madhe e ndërhyrjes së hershme që ka filluar në fëmijërinë e hershme është plasticiteti i trurit. Aspekti neurofiziologjik për këtë qasje është bazohet në fenomenin e plasticitetit,  që ekziston në fazat e hershme të zhvillimit, ndërsa diferenciacioni dhe organizimi funksional i strukturave të trurit nuk është i përfunduar dhe derisa ekziston mundësia për përshtatje dhe kompensim të funksioneve që ndërmarrin pjesët e padëmtuara të sistemit nervor qendror. Rritja ose ulja e aktivitetit të rrugëve sinaptike në lezionin varet nga lloji dhe sasia e informacioneve që i pranojnë që jep mundësi për funksione periferike facilitike. Prandaj, programet e filluara para muajit të nëntë të moshës kronologjike rezultojnë me përmirësim më të madh në aftësitë motorike, të të folurit etj., sesa programet që fillojnë më vonë, thotë defektologu Sonja Jordanova Cacanoska.

Ajo është decide se për shkak se trajtimet janë një risi edhe për fëmijët dhe për prindërit ka specifika në punën. Prindërve dhe fëmijëve u japin detyra në fushat në të cilat fëmija është më i dobët. Në këtë mënyrë përmes ushtrimeve  dhe stimulimit zhvillohen funksionet e pazhvilluara. Defektologu thotë se kjo mënyrë e kryerjes së punës është e vështirë për fëmijët, por roli i terapistit dhe prindërit është ta lehtësojnë adaptimin. Është e nevojshme që prindërit ti respektojnë rregullat e njëjta dhe ta stimulojnë fëmijën e tyre duke i krijuar një qëndrim poziitv për trajtimin. Ta shpërblejnë me emocion për çdo sjellje e tij pozitive me terapistin.

“Terapisti gjatë seancave ballafaqohet me situata në të cilat fëmija ankohet dhe qan, por kjo nuk duhet të jetë një arsye që ta ndërpresë seancën, por mund të pranojë këtë sjellje dhe të vazhdojë me stimulimin e duhur, duke pasur parasysh se fëmija ka detyra që janë mbi mundësitë e tij. Vetëm në këtë mënyrë fëmija mund të përparojë. Nxitja e mirë, qeshja, kërcimi, gudulisja, këndimi nga ana e terapistit janë të mjaftueshme për të thyer barrierën mes të rriturit dhe fëmijës,  t’i japë siguri fëmijës duke theksuar suksesin e tij, duke u gëzuar më shumë se e nevojshme. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar një person të sigurt dhe të suksesshëm “, thotë Cacanovska.

Ajo mendon se mënyra bashkëkohore e jetesës, zhvillimi i teknologjisë, mungesë e madhe të prindërve nga shtëpia çojnë në rritjen e ndikimit të rrethinës dhe mjedisit social mbi zhvillimin e fëmijëve, dhe kështu deri në problemet e zhvillimit. Pohon se për shkak të teknologjisë, gjithnjë e më shumë fëmijë kanë probleme në zhvillimin kognitiv, zhvillimin e të folurit, vëmendje, janë m[ agresive, shtimin e peshës, pagjumësinë. Rekomandimi është që fëmijët nën moshën dyvjeçare aspak ti mos i përdorin telefonat celularë, nga 3 deri në 5, vetëm një orë në ditë, nga 6 deri në 18, jo më shumë se dy orë në ditë. Prindërit janë kryesorë në përcaktimin e kufirit të vërtetë në përdorimin e telefonave, kompjuterëve, televizorëve.