fbpx

“ACIBADEM SISTINA” OFRON PAKON E RE LABORATORIKE PËR PACIENTËT POZITIVË ME COVID ME MARKER PËR INTERLEUKINË (IL6)

16.12.2021

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron pakon e re laboratorike për pacientët pozitivë me covid. Bëhet fjalë për një pako me disa analiza laboratorike në mes të cilave është edhe përcaktimi i përqendrimit të Interleukinës 6 (IL6)- një marker që tregon shfaqjen e mundshme të stuhisë citokinike te pacienti e cila shfaqet si përgjigje ndaj infeksionit me koronavirusin.

Ky ekzaminim është me rëndësi të madhe veçanërisht për pacientët me pasqyrë më të rëndë klinike. IL-6 është pjesë e grupeve të mëdha molekulash (citokinave) që janë përgjegjës për drejtimin e përgjigjes imunologjike të organizmit në rast të infeksionit.

Sipas doktoreshës Patricija Kallamaras, infektologe kjo pako në të cilën është përfshirë analiza e IL-6 është me rëndësi të madhe në trajtimin e pacientëve me covid me qëllim për të monitoruar pasqyrën e tyre klinike dhe të aplikohet terapia e përshtatshme.

“Një nga problemet më serioze të shkaktuara nga ky virus është stuhia citokinike, e cila konsiderohet si një gjendje alarmante te pacientët me Covid-19. Krijon një ‘cunami’ të vërtetë në trupin e njeriut dhe shkatërron shumë organe. Zbulimi në kohë ose matja e hershme e vlerave të Interleukinës 6 (IL6) na lejon që të monitorojmë nga afër pasqyrën klinike të pacientëve dhe të fillojmë me dhënien e terapisë në kohën e duhur për të parandaluar çrregullimet më serioze te pacientët”, tha Dr. Patricija Kalamaras, infektologe.

Këto analiza laboratorike kryhen përmes gjakut dhe janë dedikuar për të gjithë pacientët që kanë Covid-19. Në mënyrë shtesë, analizat e tjera në këtë pako shërbejnë për ekzaminimin e gjendjes imunologjike të pacientëve. Çmimi i pakos është 3.100 denarë.