fbpx

“ACIBADEM SISTINA” MORI MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJE DHE PROMOVIM TË BASKETBOLLIT

27.12.2022

Federata e basketbollit ka zgjedhur tradicionalisht këtë vit në një ceremoni solemne “Më të mirët në basketboll për vitin 2022”. Në shenjë mirënjohjeje të pamasë për mbështetjen dhe kontributin në realizimin e aktiviteteve dhe promovimin e zhvillimit të basketbollit certifikatë mirënjohjeje iu nda edhe spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Mirënjohjen e mori znj. Elif Akan – zëvendës kryeshefe ekzekutive e “Acibadem Sistina”.

elif

Si institucion shëndetësor, i cili është lider në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive, Spitali klinik “Acibadem Sistina” ua jep mbështetjen e vet maksimale klubeve sportive maqedonase dhe përfaqësuesve të kombëtares. Me qëllim që të kontribuojmë për suksesin e sportit ekipor, në funksion të sportistëve tanë në dispozicion gjendet kuadri i përgjithshëm mjekësor i “Acibadem Sistina”. Qëllimi ynë është me mbështetjen mjekësore profesionale të kontribuojmë për rezultate të reja pozitive, që do ta rritin ndjenjën e krenarisë kombëtare.

elif