fbpx

“ACIBADEM SISTINA” MORI MIRËNJOHJE NGA QYTETI I SHKUPIT PËR FUSHATËN “GODIT FUQISHËM”

29.10.2019

Punëtorinë e tretë nga fushata “Godit fuqishëm”, ekipi i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” e mbajti në Qytetin e Shkupit. Të punësuarit në komunën patën mundësi për të qenë pjesë nga aksioni i spitalit për ngritjen e ndërgjegjes për kancerin e gjirit. Gjatë këtij muaji, muaji i përkushtuar kësaj sëmundjeje, “Acibadem Sistina” me disa punëtori të këtilla në kompani dhe institucione vendase jep kontributin në ngritjen e zërit për rëndësinë e kontrolleve parandaluese gjinekologjike dhe vetëkontrollit e gjirit që gratë duhet t’i bëjnë në mënyrë të rregullt. Në këto takime flitet për rëndësinë e gjëndrës tiroide, si trajtohet dhe çfarë probleme mund të krijohen me funksionin e çrregulluar.

AcibademSistina

Duhet të jemi të vetëdijshëm gjatë tërë vitit, por gjatë këtij muaji “Acibadem Sistina” krijonte fushatë për rritjen e vetëdijes te gratë për kujdes më të madh ndaj shëndetit të tyre. Statistika tregon rritjen e numrit të të sëmurëve të rinj nga kanceri i gjirit. Në punëtorinë morën pjesë shumë të punësuar në Qytetin e Shkupit, ndërsa në takimin folën Dr. Maja Stojçevska Çapova, specialiste në radiodiagnostikë, Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësi nukleare dhe Dr. Aleksandar Bojaxhiev, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë. Nëpër bisedat dhe duke hapur dilemat mjekët i theksuan rreziqet ndaj të cilëve ekspozohen gratë, dhe si ato vetë t’i njohin ndryshimet në trupin e tyre.

AcibademSistina

Spitali Klink „Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore, në këtë mënyrë jep kontributin në uljen e numrit të të sëmurëve të rinj potenciale në vendin tonë, ndërsa në punëtorinë e fundit, Organizata sindikale e Qytetit të Shkupit spitalit i dha mirënjohje për mbajtjen për shkak se me këtë ngritët ndërgjegjja për shëndetin e grave dhe te të punësuarit në këtë institucion.

AcibademSistina

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ka pajisje më bashkëkohore për diagnostikë të shpejtë dhe të saktë. Spitali disponon me teknologji të lartë, qasje multidisiplinare, trajtim të lartë dhe bashkëkohor.

AcibademSistina

Gjatë këtij muaji do të ketë edhe punëtori të tjera të këtilla. Njëra u mbajt në palestrën sportive “Jane Sandanski” ku u debatua me hendbollistet e reja të KH “Vardar”, ndërsa e dyta u mbajt mes të punësuarve në kompaninë “Tineks”.