fbpx

“Acibadem Sistina” merr pjesë në bazarin ndërkombëtar humanitar

17.06.2019

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” edhe ky vit ka qenë pjesë nga Bazari Kombëtar humanitar në organizim të “Dobredojde” Macedonia Welcome Center – DMWC. Gjashtë vite më radhë ky bazar mbahet më 1 qershor, Dita ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

 

Në Qendrën tregtare të Qytetit në më shumë se 20 shtande u promovuan dhe u shiten prodhime dhe suvenire të përfaqësive diplomatike në vendin dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është ngritja e ndërgjegjes dhe mbështetja financiare për nevojat e grupeve të rrezikuara të fëmijëve në Maqedoni. Ky vit mjetet e mbledhura do të dhurohen në Qendrën ditore për fëmijët me paralizë cerebrale në Shkup.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” tanimë disa vite më radhë si mbështetës është pjesë nga ky aksion humanitar dhe miq i ngjarjes. Organizatorët i kanë ndarë një certifikatë spitalit tonë për pjesëmarrjen në këtë mision humanitar.