fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ME REZULTATET MË TË SHPEJTA PËR COVID-19

30.07.2020
FB Post Laboratorii Edinstvena Laboratorija ALB FINAL
FB Post Laboratorii Edinstvena Laboratorija ALB FINAL

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vendin tonë që ofron rezultate më të shpejta për testet për detektimin e virusit на Sars-CoV-2 të njëjtën ditë ose vetëm për disa orë pas testimit.

Në laboratorin më bashkëkohor që punon sipas standardeve të njohura botërore dhe sipas të gjitha protokolleve të sigurisë, rezultatet për PCR testin e shpejtë molekular lëshohen për dy orë. Bëhet fjalë për një PCR test molekular me senzitivitet më të lartë për detektim të shpejtë të gjenit target të koronavirusit dhe kushton 12000 denarë. PCR testi urgjent realizohet gjithashtu edhe për pacientët që kanë nevojë për hospitalizim emergjent.

Gjithashtu, në “Acibadem Sistina” kryhet edhe PCR testi molekular standard me një çmim prej 3950 denarë nëse rezultati lëshohet për 24 orë ose me çmim prej 6000 denarë nëse rezultati lëshohet në të njëjtën ditë.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në Maqedoni që i kryen tre llojet e testeve për Covid-19. Përveç këtyre dy llojeve të PCR testeve molekulare në “Acibadem Sistina” kryhen edhe testet e shpejta serologjike me një çmim prej 1200 denarë që detektojnë praninë e antitrupave IgG dhe IgM që krijohen në trup pas kontaktit me virusin. Me qëllim që testimi të jetë sa më i arritshëm për të gjithë qytetarët, “Acibadem Sistina” ofron mundësinë për testim të organizuar jashtë spitalit në tërë territorin e Maqedonisë me një ekip mobil por me kërkesë paraprake nga institucionet dhe organizatat.

Departamenti i Laboratorëve diagnostikues pranë Spitalit klinik “Acibadem Sistina” është i akredituar sipas standardit ISO: 15189 dhe garanton saktësinë e çdo rezultati të lëshuar. Ky standard garanton kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë në laboratorin mjekësor. Akreditimi paraqet një dëshmi se rezultatet dhe gjetjet e lëshuara nga laboratorët tanë përpunohen sipas standardeve të njohura botërore dhe i plotësojnë kriteret më të larta për cilësi.