fbpx

“ACIBADEM SISTINA” KRYEN TESTIN MË TË SHPEJT- TESTIN MOLEKULAR URGJENT PCR – REZULTATET DALIN PËR 30 MINUTA- NUMRI I TESTIMEVE TREFISH MË I LARTË

30.04.2020

AS

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” kryen testin molekular për prezencën e koronavirusit për të cilin rezultatet dalin për 30 minuta. Bëhet fjalë për testin më të shpejtë- urgjent testin PCR që përdoret për pacientë që tanimë kanë simptoma ose paciente me gjendje të përkeqësuar shëndetësore ose kanë nevojë për hospitalizim. Ky është lloji i testit molekular PCR me senzitivitet më të lartë, test për detektim të shpejtë të gjenit- target specifik të koronavirusit.

Testi është i miratuar nga FDA, ndërsa sistemi është i patentuar dhe me standard të artë të vërtetuar. Bëhet fjalë për PCR të automatizuar tërësisht që përfshin përgatitjen e mostrës, amplifikimit të acideve nukleinike dhe zbulimin e sekuencës qëllimore në mostrën, duke përdorur real- time PCR gjatë kohës nga 30 minuta.

DY LLOJE TË TESTEVE MOLEKULARE PCR NË ACIBADEM SISTINA

Me zbatimin e llojit të dytë të testit molekular për detektim të shpejtë- urgjent të gjenit të koronavirusit kapaciteti i përgjithshëm për testime në spital do të rritet edhe për 24  teste ose gjithsej 72 teste molekulare në ditë.

“Jemi i vetmi spital në rajon i cili për shkak të organizimit të shkëlqyeshëm dhe punës në ekip kryejmë dhe japim rezultate gjatë të njëjtës ditë ndërsa tani do të kryejmë dhe do të japim gjetje urgjente të testeve molekulare për 30 minuta”, thotë m-r. Sreqko Rajovski.

I VETMI SPITAL NË TË CILIN KRYHEN TESTE SEROLOGJIKE DHE PCR TESTE

Përveç të dy llojeve të testeve molekulare PCR në spitalin klinik “Acbadem Sistina” kryhen edhe teste të shpejta serologjike që vërtetojnë prezencën e antitrupave IgG dhe IgM që në trupin krijohen pas kontaktit me virusin. Testet serologjike për dallim nga testet molekualre kryhen me marrjen e mostrës së gjakut, ndërsa procedura e testimit nuk zgjat më gjatë se 10 minuta nëdersa rezultatet merren të njëjtën ditë. Ky lloj i testeve tani në botë përdoren për skrining masiv të popullsisë me qëllim për të vërtetuar skrining masiv të popullsisë me qëllim për të përcaktuar numrin real të personave që ishin në kontakt me virusin që është e rëndësishme për imunitetin kolektiv të popullsisë.

Përveç testimeve në spital, “Acibadem Sistina” me një ekip mobil dhe pajisje ofron mundësi për testim të organizuar për të dy llojet e testeve në çdo qytet të shtetit me kërkesë të firmave, institucioneve etj.