fbpx

Vetëm laboratori i spitalit “Acibadem Sistina” i kryen të dy llojet e testeve për koronavirus me mundësi për testim në çdo qytet të shtetit

24.04.2020

AcibademSistina

Sfida me ë madhe në parandalimin e përhapjes së epidemisë nga koronavirusi është zbulimi i rasteve simptomatike. Mënyra efikase për të zbuluar këta transmetues të heshtur është testimi masiv me testet e shpejta serologjike me të cilat detektohen antitrupat që i ka krijuar organizmi kundër virusit. Në këtë mënyrë zbulohet numri real i të infektuarve e jo vetëm numri i rasteve pozitive që janë testuar për shkak të shenjave të paraqitura të infektimit. Për shembull, gjatë testimit të popullsisë në Islandë pothuajse 50% të rasteve pozitive të testeve janë njerëz që nuk kanë pasur asnjë simptomë.

Vetëm në “Acibadem Sistina” kryhen këto dy lloje të testeve për koronavirus.

Laboratori i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi laborator në vendin tonë që ofron mundësi për kryerjen e këtyre dy llojeve të testeve për koronavirus: testi i shpejtë serologjik dhe testi molekular PCR. Me testin e shpejtë serologjik bëhet detektimi i antitrupave IgG dhe IgM si rezultat i kontaktit të mëparshëm me virusin SARS-CoV-2. Përdorimin e kombinuar i testit IgG dhe IgM mund ta detektojë në mënyrë efikase kontaktin e mëparshëm me virusin përmes statusit imunologjik të trupit. Testi kryhet përmes marrjes së mostrës së gjakut, ndërsa procedura e testimit nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Përdorimi i këtyre testeve të shpejta është i konfirmuar dhe i rekomanduar nga FDA – Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave, ndërsa gjithnjë e më shumë vende vendosem për përdorimin e këtyre testeve të shpejta si zgjidhja më e shpejtë dhe e vetme për kontrollimin e statusit imunologjik të popullsisë.

Testi molekular PCR vërteton prezencën e virusit SARS-CoV-2. Testi kryhet përmes marrjes së mostrës nga gryka ose hunda. Mostrat për testim merren në një punkt special të ndarë tërësisht nga spitali me qëllim të sigurisë dhe mbrojtjes maksimale.

Laboratori i “Acibadem Sistina” punon sipas standardeve të njohura botërore dhe është i verifikuar nga komisioni i Ministrisë së shëndetësisë.

Përveç testimeve në spitalin, “Acibadem Sistina” me një ekip mobil dhe pajisje ofron mundësi për testim të organizuar për dy llojet e testeve në çdo qytet të shtetit me kërkesë të firmave, institucioneve etj.

Testimi masiv ndihmon në ristartimin e ekonomisë dhe jetës sociale pas epidemisë

Rezultatet e testeve serologjike tregojnë a keni pasur kontakt me virusin dhe nëse keni krijuar imunitet. Njerëzit të cilët krijuan imunitet mund të dalin në mënyrë të sigurt jashtë shtëpive të tyre dhe të ndihmojnë në përforcimin e fuqisë punëtore. Kjo në fazë të parë është e rëndësishme për punëtorët shëndetësore të cilët janë në radhë të parë të luftës. Por, përveç tyre testimi masiv në botë përfshin edhe grupet më të rrezikuara: fëmijët dhe popullsia e vjetër. Sipas eksperteve, testimi masiv do të ndihmojë në uljen e rreziqeve për paraqitjen e valës sekondare epidemike në të moment kur do të relaksohen masat restriktive.

Pas Kinës, SHBA-së dhe botës, trendi i testimit masiv filloi edhe në vendet e Ballkanit

Organizata botërore e shëndetësisë edhe më tej në rekomandimet është decide- zbatimi i masave restriktive dhe testimi masiv i popullsisë. Falë testimit masiv dhe karantinës që zbatohen në Vietnam, vendi me 95 milionë banorë nuk ka asnjë rast vdekje edhe përveç fakti se kufizohet me Vietnam.

Testimi masiv i popullsisë me testet serologjike në mënyrë aktive përdoret në Kinë, Singapor, SHBA, Britaninë e Madhe, Itali, Norvegji, Kanada, Spanjë, Zelandën e Re, Bruneiu, Indonezi, Brazil, Romani…Në Evropë liderë janë Austria dhe Gjermania ku në laboratorët kryhen rreth 50.000 analiza në ditë. Përveç Bullgarisë, nga java e kaluar edhe Sllovenia filloi me zbatimin e testeve serologjike, shteti vijues në Ballkan është Kroacia, e cila paralajmëroi se përmes testimit masiv dëshiron të provojë a janë reale numrat e deritanishme oficiale të personave të infektuar me koronavirus. Sipas paralajmërimeve të pushteteve shëndetësore, testimi masiv në Maqedoni do të fillojë në mes ose në fund të verës.