fbpx

 Acibadem Sistina dominonte në Maratonën e Shkupit: Energji e mire, rezultate të mira

08.05.2019

Maratona e Shkupit po bëhet traditë e bukur, dhe çdo vit gjithnjë e më shumë pjesëmarrës pasurojnë përshtypjen se Qyteti i Shkupit është mikpritës i ngjarjes së shkëlqyeshme, të sportistëve të inspiruar, qytetarëve. Ky vit morën pjesë shumë pjesëmarrës, një numër rekord, ndërsa ekipi i Spitalit klinik Acibadem Sisitna ishte një nga ekipet më të mira.

 

Në Maratonën e Shkupit WizzAir nga spitali Acibadem Sistina morën pjesë 31 të punësuar. Të gjithë kanë arritur suksese të mëdha, shumë kanë pasur arritje të shkëlqyeshme në konkurrencë të fortë.

Dhjetë  pjesëmarrës nga spitali ynë vrapuan gjysmëmaratonën 21 kilometër, ndërsa 21 të punësuar vrapuan garën nga 5 kilometra. Sipas numrave zyrtare mes tyre që kanë vrapuan 21 kilometër Dr. Alen Jovçevski arriti kohën më të mirë që garën e përfundoi për 01:55:44, ndërsa Dr. Kornelija Trajkova për 02:11:25.

Në shtigjen e 5 kilometrash Emre Demirxhi arriti kohën më të mirë 29:43, ndërsa Jehona Abazi përfundoi garën për 32:47.

Të punësuarit tanë dominuan në garën, ndërsa të njohur  ishin sipas bluzave të Sistinës running team. Gjatë vitit të ardhshëm pritet që numri i pjesëmarrësve të garës të dyfishohet.