fbpx

“ACIBADEM SISTINA” DHE “ORKA HOLDING” JANË PJESË E AKSIONIT KOMBËTAR PËR KURSIM TË ENERGJISË

26.11.2021

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” kanë shprehur mbështetje për iniciativën e kursimit të energjisë elektrike në kushte kur vendi është në gjendje krize në sektorin e energjisë. Në periudhën e ardhshme disa nga reklamat ndriçuese brenda dhe përreth spitalit do të fiken plotësisht ndërsa disa prej tyre do të ndizen me reduktime kohore kur është e nevojshme për funksionimin e objektit. Në funksion të plotë do të jenë vetëm shenjat ndriçuese që janë vendosur për t’i informuar pacientët, pra do të shërbejnë si udhëtregues për drejtimin e tyre deri tek hyrjet, repartet apo daljet e spitalit. “Orka Holding” do të fikë të gjitha dritat e kompanisë. Gjithashtu, në spitalin dhe holdingun u apelua deri tek të gjithë punonjësit për shfrytëzim racional të energjisë elektrike në ambientet e punës.

Institucioni më i madh privat shëndetësor, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding”, si një nga kompanitë dhe punëdhënësit më të mëdhenj në treg, kanë një rol serioz dhe të përgjegjshëm në veprimin e tyre. Përgjegjësia shoqërore që është pjesë e strategjisë korporative të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” të cilët kanë qenë iniciatorë të një sërë aktivitetesh dhe kanë dhënë mbështetje të hapur për të mirën e përbashkët dhe komunitetin.

Me këtë hap, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” do të japin një shembull pozitiv për shfrytëzimin e përgjegjshëm dhe racional të energjisë elektrike në kushte të krizes energjetike duke bërë apel për të inkurajuar të gjitha kompanitë dhe individët e tjerë që të marrin pjesë në këtë iniciativë.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding“ planifikojnë të zgjerojnë veprimin e tyre të përgjegjshëm shoqëror duke u fokusuar në zgjidhjet afatgjata të kursimit të energjisë, si dhe në vendimet dhe aktivitetet që nxisin konceptin e qëndrueshmërisë dhe rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.