fbpx

“Acibadem Sistina”, tërësisht i ka implementuar standardet për efikasitet energjetik

06.03.2019

STANDARDIZIMI DHE RESPEKTIMI I REKOMANDIMEVE PËR EFIKASITET ENERGJETIK NËNKUPTON ZVOGËLIMIN E SHPENZIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Sipas shembullit të kompanive më të mira dhe të përgjegjshme botërore, edhe Spitali klinik Acibadem Sistina i implementoi standardet për efikasitet energjetik. Bëhet fjalë për zbatimin e sistemit për menaxhim me energji në përputhje me ISO50001. Masat nënkuptojnë ndjekjen e rekomandimeve nga strategjitë për efikasitet energjetik tashmë të miratuara, por edhe zbatimin e kontrollit operativ, monitorngut, dokumentimit dhe kërkimit të mundësive për përmirësimin e vazhdueshëm të performansave energjetike në kompaninë. Të gjitha këto kontribuojnë për uljen e shpenzimit të energjisë elektrike, uljen e harxhimeve dhe rritjen e profitabilitetit të punës së kompanisë.

Publiku shkencor tanimë provoi se efikasiteti energjetik ka përfitime të mëdha mbi jetën e përditshëm si mjedisi jetësor më i pastër  dhe ulja e emisionit të gazrave të dëmshme në atmosferë, ulja e harxhimeve.

Në bazën e menaxhimit energjetik që e mbështet edhe spitali  “Acibadem Sisitna” është drejtimi i fortë ndaj shfrytëzimit të arsyeshëm të energjisë dhe zvogëlimit të shpenzimit të saj.

Ngritja e vazhdueshme e ndërgjegjësimit, nxitja për dhënien e ideve për kursimet e energjisë dhe edukim të të gjitha punonjësve për njohjen e potencialit për shfrytëzim të përgjegjshëm të energjisë konsiderohet për gjë kyçe në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të performansave të organizimit në të ardhmen.

Çdo punonjës mund ta japë kontributin për efikasitet më të madh energjetik me vetëdije për shpenzimin e energjisë elektrike dhe implementimin e masave minimale siç janë : respektimi i vlerave të temperaturës së dhënë, fikja e dritave pas daljes nga hapësira, mbyllja e dritareve në hapësirat me klimatiizim dhe ventilim qendrorë.

Tregoni përgjegjësinë, dhe kontributin për shpenzim më të ulët të energjisë dhe për një mjedis jetësor më cilësor.