fbpx

Isidora Bjelica zbulon pesë sekrete për një jetë të lumtur

30.11.2018

Njerëzit vazhdimisht ankohen…për gjithçka. Veçanërisht për punën e tyre, për shefin, kolegët… mendojnë se në një vend tjetër do të ishte më mirë për ta, ëndërrojnë që të çlirohen nga fqinjët, nga kushurinjtë e bezdisshëm, kolegët, shefi, vjerra… Gjithë stresi i jetës moderne vjen nga mosëmarrvershja, nga dëshirat dhe realiteti ynë! Më saktësisht, ajo që ne e shohim si realitetin tonë dhe atë që ne imagjinojmë, në të dyja rastet me një perceptim shumë të kufizuar.

Megjithatë, a dimë ne se çfarë duam në të vërtet dhe pse nuk na mësojnë se si ta arrijmë atë që duam pa stres?

Rregulli numër një – ajo që refuzon, rritet dhe bëhet refuzim ende më e fuqishme. Prandaj shumica e njerëzve nuk e dininë sekretin e thjeshtë të universit, që të çliroheni nga diçka,fillimisht duhet ta pranoni atë. Vetëm në këtë mënyrë, mund të neutralizohet dhe refuzohet diçka, jo me rezistencë dhe refuzim. Për sa kohë që përpiqemi të shkatërrojmë dikë me të gjitha forcat, kjo forcë rritet, dhe madje edhe nëse duket se jemi çliruar nga kjo, ndodh që të kemi përplasje shumë të fortë. Është njësoj sikur të çlirohesh nga një fqinjë i çmendur, dhe në vend të tij të vij dikush akoma më i keq.

Rregulli numër dy – çdo konflikt, pavarësisht nga shkaku apo historia që qëndron pas,  vjen si pasojë e nivelit të ndryshëm të ndërgjegjësimit që shkakton keqkuptim dhe impulse të forta antagoniste. Mendojmë se është e rëndësishme çështja e konfliktit nëse ka të bëj me qëndrime, pikëpamje apo bindje të ndryshme, por realisht nëse i shohim gjërat pak më thellë, do të vërejmë se bëhet fjalë për një zhurmë në kanalin e niveleve të ndryshme të ndërgjegjësimit të cilat të njejtën gjë e shohin në kënvështrime të ndryshme. Pavarësisht se në çfarë konflikti mund të biem, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për konflikt personal apo pune, gjëja më e rëndësishme është që të dallojmë se bëhet fjalë për konflikt për shkak të nivelit të ndryshëm të këndvështrimeve dhe se këtu nuk ka vënd për bindje dhe as për shpjegime pasi çdokush shikon atë që arrin të shikojë. Vetëm atëherë mund ta zgjidhim problemin, pasi nëse foshnjën që ecë këmba-dorës ju e detyroni të vrapojë, atëherë jeni ju personi që nuk e shikoni thelbin e problemit.

Rregulli numër tre – energjia me të cilën bëjmë diçka, lë vulë në punën e bërë. Mund të bëhet fjalë për gatim, fotografim, shoqërim apo çfarëdo lloj pune tjetër e cila mund të jetë e vështirë dhe e mundimshme. Nëse e pranojmë punën me vështirësi, pakënaqësi, me frustrim dhe me ndjenjën se jemi viktima të asaj që duhet të bëjmë, punët do të bëhet pikërisht ashtu dhe ndoshta edhe më të vështira. Prandaj, nëse nuk mund të bëjmë diçka me kënaqësi, duhet të zbulojmë se çfarë duam të bëjmë, dhe të zgjedhim pikërisht atë gjë për të punuar. Nuk duhet të jetojmë dëshirat e të tjerëve por dëshirat tona. Është krejtësisht joracionale të detyrojmë veten në një racionalitet të pakëndshëm.

Rregulli numër katër  – gjithkush jeton  atë që mendon se i përket, dhe këto programe janë zakonisht të trashëguara nga familja dhe mjedisi përreth deri në moshën tuaj shtatë vjeçare. Prandaj, riprogramimi i bindjeve nuk mund të bëhet me një vendim të ndërgjegjshëm pasi ato programe janë nën ndërgjegjen tuaj. Profesor Lipton, epigenetiku më i njohur në botë, na dha këshillën më të rëndësishme se aty ku gjërat shkojnë më vështirë, në fakt aty ekziston një program destruktiv i cili duhet të riprogramohet. Ekzistojnë disa mënyra të riprogramimit si teta, hipnoza, nëpërmjet gjumit, etj.

Rregulli numër pesë – ose lidhja e gabuar. Ajo me të cilën lidhemi deri në atë pikë saqë nuk mund ta mendojmë jetën pa të, pikërisht kjo do të jetë e ndaluar për ne qoftë përkohësisht apo përgjithmonë. Pikërisht kjo është pika në të cilën dashuria e pastër kalon në lidhje. Ligji themelor  është ligji i ndryshimit të përgjithshëm nëpërmjet të cilit kalon vetëdija jonë e përjetshme, dhe prandaj çdo lidhje do të jetë e  “ndëshkuar” nga matrica pasi edhe ne vetë nuk mund të qëndrojmë në këtë trup dhe prandaj një lidhje e tillë patologjike është gjithmonë e dhimbshme. Rregulli i pestë thotë se dashuria e pastër dhe e pakushtëzuar është ajo në të cilën nuk ka lidhje patologjike, e cila ndonjëherë vjen për shkak të afrimitetit. Nëse vërtetë dëshironi që dikë apo diçka ta mbani sa më gjatë, duhet të jetë diçka që vërtetë e dashuroni dhe jo diçka për të cilën “keni nevojë” dhe pa të cilën nuk mund të jetoni.