fbpx

20 % zbritje për disa ndërhyrje urologjike në “Acibadem Sistina”

02.11.2021

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron zbritje speciale prej 20% për disa ndërhyrje urologjike. Në muajin e përkushtuar shëndetit të meshkujve në këtë mënyrë risim vetëdijen për kryerjen e kontrolleve të rregullta që janë të rëndësishme për diagnostikimin e të gjitha ndryshimeve urologjike në kohë dhe vendosjen e diagnozës në mënyrë të shpejtë me qëllim që të fillohet me trajtim.

Gjatë muajit nëntor spitali ofron 20% zbritje për këto ndërhyrje urologjike: heqja e prostatës, TUR prostate, cirkumcizion (syneti) dhe heqja e gurit në ureter. Përveç zbritjes për çdo ndërhyrje pacienti fiton një ekzaminim falas specialistik i cili është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të meshkujve.

Gjatë ekzaminimit bëhet anamnezë, ekzaminohet gjendja shëndetësore e pacientit, bëhet eko dhe pastaj bëhet diagnostikimi i ndryshimit, problemit eventual ose sëmundjes.

Urologija Post ALB

Cilat janë ndërhyrjet me zbritje nga 20%?

Heqja e prostatës te hiperplazia beninje prostatike është ndërhyrje klasike kirurgjikale e cila kryhet përmes fshikëzës së urinës ose e ashtuquajtur prostatektomia transfizikale. Ky operacion kryhet te pacientet që kanë problem me volumenin e prostatës i cili është më i madh se 80 ose 100 gramë. Në këtë mënyrë heqja e prostatës kryhet më lehtë dhe me rrjedhje më të mirë postoperative.

TUR prostate është heqja e prostatës përmes metodës endoskopike, domethënë heqja e prostatës përmes kanalit uretral te mashkulli me anë të rrymës. Kryhet në rastet kur prostata është me dimensione më të vogla dhe nëse pacienti është në gjendje më të rëndë të përgjithshme dhe ka kateter.

Syneti është një nga ndërhyrjet më të shpeshta te popullata mashkullore që kryhet te meshkujt që kanë ngushtim i lafshës së penisit ose kur mbajtja e higjienës së organit gjenital është e vështirësuar ose ka vështirësi gjatë urinimit. Pacientët e të rinj e bëjnë këtë si ndërhyrje estetike, ndërsa te popullata myslimane në përputhje me religjionin kryhet te çdo fëmijë mashkull në moshën nga 1 deri 10 vjeç. Me këtë ndërhyrje pacientët qëndrojnë në spital vetëm një ditë dhe nuk ka komplikime postoperative.  

Heqja endoskopike e gurit në uretër është thyerja laserike e gurit në fshikëzën e urinës. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në të cilin përdoret laser për këtë qëllim. Operacioni endoskopik kryhet nëн anestezion të përgjithshëm përmes hyrjes në ureterin me një instrument përmes uretrës gjendet guridhe thyhet me ndihmën e sondës laserike.

Me këtë zbritje pacienteve u jepet mundësi për t’u trajtuar me çmime të volitshme në spitalin e pajisur me pajisje më bashkëkohore në të cilin ndërhyrjet i kryejnë profesionistët më të dëshmuar.

Qytetarët që kanë ndonjë ndryshim duhet të vendosen dhe menjëherë të vizitojnë mjekun për një ekzaminim mjekësor sepse vetëm në këtë mënyrë do ta mbrojnë veten. Ekzaminimi specialistik me këto ndërhyrje tani është falas, ndërsa për ndërhyrjet ofrohet zbritje nga 20%.